Zyrtarët e sigurisë paralajmërojnë Obamën mbi mundësinë e një sulmi terrorist

 

Përfaqësuesit të më lartë të sigurisë në Shtetet e Bashkuar e kanë paralajmëruar Presidentin Barak Obama mbi mundësinë e një sulmi terrorist që mund të godasë New York-un, Los Angelosin ose Washingtonit, gjatë festimeve të Vitit të Ri. Sipas asaj që komunikojnë mediat amerikane, origjina e komploti vjen nga përtej oqeanit, por ende nuk ka një objektiv specifik. Megjithatë, autoritetet kanë nisur që të marrin masa në vendet ku grumbullohen një numër i lartë njerëzish.

Në rrugët e Washingtonit, Los Angelosit dhe New Yorkut, janë shtuar masat e sigurisë si dhe prania e efektivëve policorë. Masa të rrepta do të ketë edhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku vetëm në zonën Time Square të Neë Yorkut, do të vendosen plot 6.000 oficerë policie. Për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve do të përdoren edhe helikopterët, barkat, detektorët e metaleve si dhe një sërë pajisjes të tjera teknologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo më larg se në 2 dhjetor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara u tronditën nga një sulm terrorist në San Bernardino të Kalifornisë, ku një cift myslimanësh vrau 14 persona dhe plagosi 22 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?