Përballja vendimtare/ Kanadaja synon historinë, Maroku paralajmëron kujdes maksimal
Historia për Kanadanë mund të marrë një tjetër kthesë të madhe. Pas kualifikimit historik për herë të parë nga faza e grupeve të Kupës së Botës dhe triumfit ndaj Afrikës së Jugut, përfaqësuesja kanadeze do të luajë këtë mbrëmje në orën 19:00 ndeshjen e parë të saj në fazën e 1/8-ave.
Përballë do të ketë një nga skuadrat më në formë të turneut, Marokun, që synon të vazhdojë rrugëtimin surprizues. Afrikanët konsiderohen favoritë për këtë sfidë, veçanërisht pas suksesit ndaj Holandës nëpërmjet goditjeve të penalltive.
“Gabimi më i vogël do të na dërgojë në shtëpi. Do të japim maksimumin për të shkuar sa më larg dhe për të përsëritur surprizën që Maroku realizoi në vitin 2022”, u shpreh tekniku maroken.
Edhe kampi kanadez është i vetëdijshëm për vështirësinë e sfidës. Trajneri Jesse Marsch e cilësoi Marokun si një kundërshtar tepër të fortë, duke pranuar se skuadra e tij vazhdon të nënvlerësohet. “Përballja me Marokun është si një makth, por fakti që shumë njerëz nuk besojnë te ne na motivon edhe më shumë”, deklaroi Marsch.
Në renditjen më të fundit të FIFA-s, Maroku pozicionohet në vendin e shtatë, ndërsa Kanadaja mban vendin e 30-të. Skuadra që do të dalë fituese nga kjo sfidë do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit Paraguai-Francë.
KOHA JONË SONDAZH

