Home KRYESORE Botuesi i &#8...

Botuesi i “KOHA JONË”, Nikoll Lesi, përgënjeshtron lajmet se ka shitur median e tij, Shefqet Kastratit

789
0

Nga folshqip.al-

Sot disa portale kanë publikur lajmin se botuesi i njohur Nikoll Lesi ka shitur 100 % të aksioneve të medias së famshme KOHA JONË. Sipas këtyre portaleve Nikoll Lesi i ka shitur legjendën e medias “KOHA JONË” sipërmarrësit të njohur Shefqet Kastrati, i cili sapo bleu këto ditë Euronews Albania me 60 % të aksioneve.

Nisur nga lajmet e shumta nëpër portale se “Koha Jonë” blihet nga Shefqet Kastrati, i pyetur nga “folshqip.al”, Nikoll Lesi tha: ” E para, jam unë botues i “KOHA JONË”. E dyta nuk ka të vërteta të qenësishme në këto që po përhapen, ndonëse ka patur kërkesa, nga të tjerë. Jo nga Kastrati. E treta, “KOHA JONË” nuk mund të shitet se ka aq shumë emër dhe histori brenda emrit, sa nuk mund të ketë takat njeri ta blejë! Së katërti, më pëlqen të mos kem njeri mbi kokë, pra të mos më përcaktojë linjën editoriale apo titullin kryesor! Bashkëpronësi sipërore mbi 50 % nuk pranoj, ndaj më mirë mbetet siç ka emrin: “KOHA JONË”. E fundit, ato kompjuterat e djegura më 2 mars 1997, në redaksinë e gazetës, nuk më lejojnë ta shes!”.

Botuesi i legjendës “KOHA JONË, Nikoll Lesi përgënjështron lajmet se ka shitur median e tij, Shefqet Kastratit

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit