Home EURO2024 Duka për “Spo...

Duka për “Sport Italia”: Asllani më i miri në Europian, ja situata me trajnerin Sylvinho

419
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka dhënë një intervistë për italianen “Sport Italia”, ku ndër të tjera ka komentuar paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Kreu i FSHF-së nuk e ka fshehur krenarinë për performancën e kuqezinjve në tre ndeshjet e grupit, ku ndonëse u eliminuan, luftuan si të barabartë me kundërshtarë të mëdhenj si Spanja, Italia e Kroacia.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024?

Kombëtarja Shqiptare ka treguar disa paraqitje mjaft të mira në këtë Europian, për të cilat duhet të jemi krenarë, duke pasur parasysh që ishim në atë që quhej edhe grupi i ferrit. Dua të falënderoj të gjithë djemtë, si ata që kontribuan vetëm në eliminatore, ashtu edhe ata që luajtën në Europian. Jam i pakënaqur vetëm me rezultatet, pasi çdo gjë tjetër ishte mjaft pozitive.

Në një moment ëndërruat edhe kualifikimin në fazën e 1/8-ave…

Kundër Italisë, Spanjës e Kroacisë kemi krijuar raste të shuma për të shënuar dhe për të ndryshuar rezultatet. Kemi qenë deri në momentet e fundit në garë për të kaluar grupin dhe mund t’ia kishim dalë me pak më shumë zgjuarsi e kujdes. Megjithatë është një kompeticion i nivelit shumë të lartë, ku eksperienca është vendimtare dhe ne nuk është se kishim shumë.

Tifozeria shqiptare tërhoqi sërish vëmendjen në Gjermani…

Kanë qenë fantastikë duke mbështetur vazhdimisht skuadrën dhe duke u sjellë si asnjë tifozeri tjetër në Gjermani. Kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme si në stadium, ashtu edhe në qytetet ku luheshin ndeshjet.

A do të rinovojë Sylvinho?

Kontrata e tij ka përfunduar pas eliminimit nga Europiani, por ne i kemi ofruar rinovimin që në muajin janar dhe propozimi qëndron ende. Besoj se do të finalizojmë shpejt marrëveshjen, pasi edhe ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin. Aktualisht Sylvinho është me pushime dhe javën e ardhshme do të takohemi sërish për të diskutuar për vijimin e punës së nisur së bashku.

A ishte Asllani një surprizë? Në Europian u shfaq në lartësinë e emrave të mëdhenj si Modriç, Jorginho apo Rodri…

Për mua Asllani ka qenë padyshim futbollisti më i mirë i Shqipërisë në këtë Europian. Ka treguar se është një nga elementët kyç të skuadrës tonë dhe ka marrë në dorë regjinë e lojës si të ishte një veteran ekspert. Është një nga talentet më premtues të Shqipërisë, ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi të shumta përmirësimi. Nuk i mungojnë cilësitë teknike, vizioni i lojës, por edhe ambicia për t’u bërë një futbollist i madh. Në Euro 2024 tregoi se nuk ka asgjë më pak sesa emrat e mëdhenj të futbollit. Është ende shumë i ri dhe ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në lider të Kombëtares Shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit