Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 09:55 SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre ish-zyrtarë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Bastisen zyrat e organizatave të shoqerisë civile financuar nga USAID

Bastisen zyrat e organizatave të shoqerisë civile financuar nga USAID

Kryesore
E martë, 25 Shkurt 2025 15:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Serbi.

Ky veprim vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ngriu në janar fondet e kësaj organizate për 90 ditë dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për ta shpërbërë agjencinë e ndihmave, duke shkarkuar mbi një mijë punonjës të saj.

Prokurori i Shtetit Nenad Stefanoviç tha se Serbia ka kërkuar informacione nga Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it dhe pastrim parash në Serbi, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, miliarderit Elon Musk si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë pas vendimit për ngrirjen e fondeve të USAID-it.

Departamenti i posaçëm kundër korrupsionit ka kërkuar nga policia “të mbledhë të gjitha të dhënat e zbulimit për të verifikuar informacionin dhe për të mbledhur prova mbi shpenzimet e dyshimta të fondeve të USAID-it, keqpërdorimit të fondeve dhe dyshimeve për pastrim parash”, tha prokurori Stefanoviç.

Policia është udhëzuar të mbledhë tërë dokumentacionin rreth donacioneve të USAID-it për katër organizata joqeveritare, tha ai.

Dy organizatat me seli në Beograd, Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Përgjegjësi, ‘CRTA’, si dhe Nisma Qytetare konfirmuan se forcat policore bastisën zyrat e tyre të martën.

CRTA, e cila bën vëzhgimin e pavarur të zgjedhjeve në Serbi, postoi në rrjetin X se “po bashkëpunonte plotësisht me autoritetet shtetërore”.

Organizata Nisma Qytetare e cilësoi bastisjen si një “sulm serioz kundër të drejtave themelore civile dhe vazhdimësi të trysnisë së jashtëligjshme ndaj shoqërisë civile në Serbi”.

“Përdorimi i policisë për qëllime politike paraqet një keqpërdorim të ashpër të institucioneve të shtetit për të goditur ata që mendojnë ndryshe dhe kufizim të aktiviteteve të lira dhe demokratike në Serbi”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Bastisjet në Serbi po ndodhin në një kohë kur Presidenti populist Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij po përballen gjatë muajve të fundit me protesta kundër korrupsionit. Demonstratat e udhëhequra nga studentët janë rritur dhe shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër korrupsionit që po i krijojnë probleme Presidentit Vuçiç, përkrahës i zëshëm i Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Mund t'ju interesojë

Rruga Berat–Ballaban–Këlcyrë një kryevepër (Video)

Rruga Berat–Ballaban–Këlcyrë një kryevepër (Video)

Para 54 minutash
NATO-ja sërish në vitin 1997: Çfarë kërkon Putini nga Evropa

NATO-ja sërish në vitin 1997: Çfarë kërkon Putini nga Evropa

Para 1 ore
Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Para 2 orësh

Që nga vitet 1990, USAID ka investuar miliarda dollarë në vendet si Moldavia, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina – të gjitha shtete ish komuniste, që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këto shtete, fondet e USAID-it kanë promovuar institucionet demokratike dhe reformat, kanë ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe sigurisë energjetike, kanë fuqizuar bizneset dhe ekonomitë dhe kanë mbështetur një numër të rëndësishëm organizatash joqeveritare dhe mediat e pavarura.

Shumica e donacioneve në Serbi u janë dhënë institucioneve shtetërore, sipas zyrtarëve të opozitës dhe njoftimeve të mediave të pavarura./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë
Para 5 minutash

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

“Jam e lumtur që humbëm ndaj Danimarkës”, nëna e Cristiano Ronaldos shkakton polemika në Portugali
Para 10 minutash

“Jam e lumtur që humbëm ndaj Danimarkës”, nëna e Cristiano Ronaldos shkakton polemika në Portugali

Caprile hap derën për Shqipërinë: Nëse më kontakton Federata, do të bëj vlerësimet e mia!
Para 30 minutash

Caprile hap derën për Shqipërinë: Nëse më kontakton Federata, do të bëj vlerësimet e mia!

Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Lista Studentore formon qeverinë e vetme
Para 34 minutash

Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Lista Studentore formon qeverinë e vetme

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 13 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 19 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 11 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 11 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.