Home Sporti E bujshme/ Ju...

E bujshme/ Juventus e ka seriozisht për Mario Mitaj, nisin kontaktet për transferimin

255
0

Mario Mitaj përfundon sërish në listën e dëshirave të Juventusit. Anësori i majtë, protagonist me ekipin tonë kombëtar jo vetëm gjatë kualifikueseve të evropianit, por edhe në 3 sfidat e fazës në grupe të Euro 2024, mbetet dëshira e shumë klubeve evropiane.

Drejtuesit e Lokomotivës së Moskës e vlerësojnë kartonin e lojtarit kuqezi 12 milionë euro, ndonëse kjo shifër, të paktën nga drejtuesit e Juventusit, duket e ekzagjeruar. Arsyeja nuk lidhet me cilësitë e Mitajt, por për faktin që kontrata e tij skadon në vitin 2025, prandaj “Zonja e Vjetër” beson të ulë çmimin në të paktën 7-8 milionë euro.

Nga ana e tij, Mario Mitaj, do të transferohej me shumë dëshirë në Torino, pasi për të do të ishte hapi më i madh i karrierës dhe do të shtonte koloninë kuqezi në Serinë A. Drejtori Giuntoli është në punë, pas marrjes së OK-it edhe nga Thiago Motta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit