Home Aktualitet Edhe Basha mo...

Edhe Basha mori mandatin e tretë, por Rama ka pushtetin!

31
0

Nga Herion Mesi-

Lulzim Basha fitoi!

Kjo pritej dhe nuk kishte asnjë diskutim para votimit, por një gjë duket se u fitua nga kjo garë e fortë; numri dy në selinë e demokratëve me sa duket do jetë Agron Shehaj. Kudo në çdo qendër votimi, pas Bashës, del me vota Agron Shehaj dhe kjo jep një shpresë se një lidership i ri po lind në këtë parti.

Dje pati kontestime nga Bujar Nishani. Ai i quan këto zgjedhje si zgjedhjet e 25 prillit të Edi Ramës, ku u vodhën dhe u blenë nga Rilindja. Akuzë e rëndë në të vertetë kjo dhe nuk dihet se si palët do bashkëpunojnë për të krijuar një PD të fortë përballë Ramës.

Pra edhe kjo punë mbaroi, një formalitet i domosdoshëm. Tani Basha rri i qetë në PD.

E mori dhe ky mandatin e tretë! Si Rama, por ai ka pushtetin!

Tashmë çdo bëjë PD-ja? Do vazhdojë të njëjtin kurs që pohonte Lulzim Basha apo ngadalë do fillojë kthesa që kërkon Edi Rama dhe disa partnerë ndërkombëtarë për një bashkëqeverisje? Do të hyjnë në parlament në shtator apo çfarë do të bëjnë, kur parlamenti mbetet një prej shesh-betejave kryesore? A do të përdorë Basha presionin ndaj kryeministrit Rama, me popull?

Janë shumë pikëpyetje që dalin pas mbarimit të kësaj “beteje” brenda shtëpisë demokrate. Si do ta përballojnë demokratët pushtetin e Ramës që ka marrë çdo pushtet. Pra lideri i ri, i 25 prillit të vjetër, duhet të jetë i qartë se çdo bëjë me fitoren në parti dhe me humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të cilat ai thotë se nuk do ti njohë, por në parlament do të hyjë!

Gjithsesi dje Basha u bë prapë kryetar. Rama mori për të tretën herë qeverinë, por edhe Basha merr mandatin e tretë!

Me shumë humor ministri Brendshëm Bledi Çuçi ishte shprehur pas fitores mbrëmë të Lulzim Bashës në PD: Ja kështu e duam liderin e opozitës deri në vitin 2030; njeri serioz dhe që fiton përballë Fatbardh Kadillit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit