Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ish-ministri i arsimit Myqerem Tafaj jep dy variante për mbarimin e vitit shkollor të “koronavirusit”

Ish-ministri i arsimit Myqerem Tafaj jep dy variante për mbarimin e vitit shkollor të “koronavirusit”

Editorial
E hënë, 13 Prill 2020 20:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Myqerem Tafaj, ish-ministër Arsimi

Mendime për përfundimin e këtij viti shkollor!

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Tani po dëgjohen mendime të ndryshme se çfarë do bëhet me vitin shkollor!
Kjo nuk është çështje llogaritjesh aritmetike. Eshtë më së pari çështje lidershipi dhe vendimmarrje.
Dhe këtu duhet të nisemi nga faktorë të pandryshueshëm nga ne:

Swiss Digital

1. Ky vit shkollor dhe akademik nuk duhet të dëmtoj kurrsesi vitin pasardhës shkollor 2020/21, aq më tepër kur nuk e di njeri deri kur do të vazhdoj kjo epidemi.

2. Në asnjë vend të botës nuk bëhet mësim kur temperatura kalon 30 gradë celsius brenda në shkollë. Kjo do të thotë që viti shkollor nuk mund të zgjatet në korrik, kur klasat janë pa kondicionim! Madje kjo nuk është e lehtë edhe për studentët që janë të rritur.

3. Maturantët duhet të përfundojnë provimet jo më vonë 30 qershori. Ndryshe maturantët humbasin shansin për aplikim në universitetet e huaja.

Unë mendoj se duhen zgjidhje për dy skenare duke u nisur edhe nga zhvillimet në vendet e tjera.

Skenar optimist: Shkollat dhe universitetet rifillojnë brenda muajit Maj:

Në këtë rast viti shkollor mund të mbyllet me një zgjatje deri maksimumi fundin e qershorit. Për të gjitha klasat mund të riorganizohej dhe komprimohej programi mësimor, por pa rritur ngarkesën e nxënësve, që do të kthehen edhe të stresuar nga një mbyllje në shtëpi jo të shkurtër. Provimi i lirimit është plotësisht i realizueshëm.

Problemi më i madh është Matura.
Gjithashtu edhe për provimet e Maturës nuk ka pasoja të konsiderueshme. Kjo sepse programi i Maturës mbështetet në programi e lëndëve të maturës të zhvilluara në klasat 11 dhe 12, pra që zhvillohen në rreth 76 javë mësimore. Dihet se zakonisht në Prill mbyllen temat e reja dhe fillon përsëritja e përgatitja për provimin e Maturës. Pra ndërprerja, edhe për ata që nuk kanë patur fare akses online, është maksimui 6-7 javë që zë më pak se rreth 8 % të të gjithë programit të Maturës të dy viteve. Pra maturantët në të gjitha rastet kanë zhvilluar të paktën 90% të programit térësor të Maturës.

Mendoj se duhet të insistohet në përgatitjen sa më të mirë të Maturantëve për provimet përfundimtare duke përdorur mjetet online deri në kthimin në klasa. Dhe këtu mendoj se meritojnë vemendje:

1. Programi i Maturës të detajohet deri në formën e një katalogu të pyetjeve më konkrete, në mënyrë që maturantët të orientohen më lehtë.
2. Ky fond pyetjesh të shpallet në faqen e internetit të Qendrës së Maturës sipas modelit që ndiqet për Provimet e shtetit dhe të jetë i strukturuar në kategoritë që respektohen në hartimin e tezës së provimit: a) të lehta; b) me vështirësi mesatare; c) të vështira. Kjo do të mundësonte edhe kombinimin e pyetjeve në tezën e provimit sipas modelit të tezës së Provimit të shtetit.
3. Të ushtrohen maturantët me tezat e pëdorura. Qendra e Provimeve të Maturës ka të paktën 25 teza konkrete që janë përdorur për provimet e Maturës në 13 vjet.

Skenari jo optimist: Shkollat nuk mund të rihapen dhe viti shkollor mbyllet me mjetet Online.

Për këtë mendoj:

a) Shfrytëzimi i TVSH për zonat dhe nxënësit që nuk kanë akses në internet.
b) Shfrytëzimi i mjeteve online pér nxënësit që kanë akses online.
c) Vlerësimi pérfundimtar i nxënësve të klasave nga arsimi fillor deri në klasën e 8-të, të bëhet mbi bazën e rezultateve të arritura deri në ndërprerjen e mësimit në klasë.
ç) Provimet e lirimit të klasës 9-të të mbështeten në programin e zhvilluar në arsimin e mësëm të ulët (klasat 6 deri në fund të simstrit të parë të klasës 9-të).
d) Zhvillimi i provimeve të lirimit të bëhet përmes provimit me gojë, përmes mjeteve online (Zoom, Skype) me komision në shkollat e qyteteve, në disa ditë dhe në orare të shpërndara, në mënyrë që të mos ketë grumbullime të nxënësve, duke siguruar masat e distancimit dhe sigurisht me maska.

Për provimet e Maturës në skenarin e dytë:

Përvec sugjerimeve për pérgatitjen e maturantëve të përmendura më sipër, mendoj se:

a) Provimet e Maturës duhet të zhvillohen brenda muajit qershor në mjediset e shkollave dhe të universiteve për të respektuar distancimin.
b) Mund të shihej skenari i zhvillimit të provimit në 2 ose 3 data pér secilin provim, në mënyrë që të jenë grupe sa më të vogla dhe të mos ketë grumbullime.
c) Hartimi i tezave të bëhet sipas modelit të Provimeve të shtetit.
ç) Vlerësimi i provimeve: Duhet të shtohet numri i korrigjuesit dhe numri i pikave të korrigjimit. Në cdo qendër Qarku të bëhet korrigjimi, pra në 12 pika korrigjimi. Eshtë plotësisht e mundur të respektohet distancimi i mësuesve të grupeve të vlerësimit dhe mësuesit të jenë me maska. Korrigjimi duhet të bëhet brenda afateve të zakonshme, në mënyrë që të mos pengohet procesi i aplikimit të maturantëve për studime universitare brenda dhe jashtë vendit.

Pra ky vit shkollor duhet të përfundoj me vështirësitë e krijuara nga pandemia. Por tani duhet investuar menjëherë për ndërtimin e një platfome të mësimit në distancë (online) të mbështetur në bibliotekë digjitale, të vendosur dhe të mbrojtur në sistemin digjital të administruar nga Agjencia Kombétare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), sipas modeleve të njohura, ku Estonia është modeli më i mirë.
Investimi i shpejtë për digjitalizimin e arsimit dhe mésimin në distancë është domosdoshmëri, jo vetëm për të qenë pjesë e revolucionit digjital në arsimin europian dhe atë global, që do të ndodh pas pandemisë Covid, por edhe për të qenë më të përgatitur për cdo valë eventuale të re të pandemisë dhe, për rrjedhojë, një ndërprerje eventuale të detyruar të mésimit në klasë edhe në vitin tjetër shkollor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 9 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 12 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 8 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.