3 skenaret e shkatërrimit të Universit

Pas miliarda apo triliona vitesh, Universi mund të marrë fund. Astrofizikanët nuk e dinë me saktësi sesi do të ndoshë kjo, por ata kanë disa ide. “Kurzgesagt”, një grup shkencëtarësh nga Mynihu, kanë krijuar një video, ku shpjegojnë tre skenarët e mundshëm sesi mund të ndodhë shkatërrimi. Problemi qëndron se Universi po zgjerohet dhe shpejtësia me të cilën po ndodh kjo po shtohet. Ky proces është i ngjashëm me atë të hedhjes së një topi në ajër dhe rënies së tij në tokë, duke e shtuar shpejtësinë.

Ky zgjerim ndodh pavarësisht se forca e rëndesës vepron për t’i mbajtur pjesët të bashkuara. Që do të thotë se, një tjetër forcë mund të jetë duke vepruar në univers, përveç forcës së rëndesës dhe ajo duhet të jetë tepër e fuqishme. Astrofizikantët mendojnë se forca është diçka që ata e quajnë ‘energjia e errët’. Kjo energji është e padukshem dhe ne nuk dimë thuajse asgjë per të. Mirëpo bazuar në shpejtësinë e zgjerimit të gjtihçkaje, shkencëtarët mendojnë se energjia e errët ndodhet kudo në hapësirë dhe mund të përbëjë rreth 70 për qind të Universit. Edhe pse nuk e njohim energjinë e errët, apo vetitë e saj, teoritë ekzistuese i kanë çuar astrofizikantët në tre ide të mëdha, lidhur me fundin e universit.

Çarja e Madhe

Zgjerimi i universit po ndodh në të gjitha drejtimet. Dhe meqë hapësira po zgjerohet, galaktikat po largohen nga njëra-tjetra. Hapësira midis çdo galaktike po zgjerohet gjithashtu, por për momentin, graviteti i vetë galaktikës është aq e fortë sa ta mbajë atë të bashkuar. Çarja e madhe mund të fillojë kur zgjerimi i universit të bëhet më i fortë sesa graviteti që i mban galaktikat të bashkuara. Si rrjedhim, hapësira do të fillojë të zgjerohet më shpejt sesa shpejtësia e dritës dhe do të bëhet më e fortë sessa forcat që i mbajnë atomet të bashkuara. Krejt Universi do të ndahet në thërrmija të palidhura me asgjë rrotull tyre, duke lëvizur pa qëllim drejt një Universi pa kohë.

Krisja e Madhe

Ky është skenari më pak i tmerrshëm i Universit. Nëse astrofizikantët gabojnë kur bëhet fjalë për energjinë e errët dhe nëse ajo është më e pakët sesa ne mendojmë, graviteti do të bëhet forca më e madhe e Universit. Nëse kjo ndodh, atëherë, pas triliona vjetësh, shpejtësia e zgjerimit të universit do të ulet dhe universi do të nisë të tkurret. Galaktikat mund të përplasen me njëra-tjetrën dhe do të bashkohen, ndërsa Universi do të fillojë të shkatërrohet.

Tkurrja e tij do të shkaktojë rritjen e temperaturave. Radioaktiviteti kozmik do të rritet aq shumë, saqë do t’i pjekë yjet. Nxehtësia e madhe do t’i shpërbëjë atomet para Krisjes së Madhe. Vrimat e zeza do të gëlltisin gjithçka dhe do të shndërrohen në një vrimë të madhe të zezë që do të gëlltisë krejt Universin. Momenti i Krisjes së Madhe do të ndodhë kur vrima e zezë të gëlltisë vetveten. Disa shkencëtarë mendojnë se Universi ka kaluar mes zgjerimit dhe tkurrjes, ndaj ka një shpresë finale për një rilindje të tij, edhe pse ne nuk do të jemi dëshmitarë të këtij skenari.

Ngrirja e Madhe ose Vdekja e Nxehtë

Në këtë kenar, materia do të qëndrojë e palëvizshme, por do të degradojë ngadalë. Tani Universi nuk është uniform, por përbëhet nga materie dhe energji në forma si galaktika, yje dhe vrima të zeza. Mirëpo zgjerimi i tij do ta shformojë gjithçka, derisa çdo gjë të përhapet në Univers. Kur kjo të ndodhë, objektet mund të fitojnë ose të humbasin energji. Retë e gazit që i formojnë yjet do të treten, vrimat e zeza do të lëngëzohen dhe rrjedhimisht, pjesëzat e lehta do të zhduken. Universi do të zhduket njëherë e përgjithmonë. (Huffington Post)

SHKARKO APP