3B-të: Berisha, Basha, Bardhi!

(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Fati i opozitës dhe demokratëve në veçanti është në dorën e 3B-ve! Pra Berisha-Basha-Bardhi.

I pari, pra Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Ai ka shumicën e demokratëve pas vetes, por jo aqsa të rrëzojë Edi Ramën. I dyti B, pra Basha, ka vulën e PD, por nuk ka elektorat. I treti B, është Bardhi. Ky ka përkrahjen amerikane, por nuk ka as vulë e as elektorat.

Berisha, pra B-ja numër një, ka krijuar dy B-të e tjera, duke iu dhënë pushtet politik derisa njeri i ktheu shpinën, kurse tjetri u rikthye në shtëpinë e demokratëve pas një faze lufte kundër Berishës.

Nga ana tjetër demokratët presin lider përbashkues që ti motivojë për të krijuar besim dhe optimizëm se do të kthehen në pushtet.

Lideri përbashkues nuk ka ose mundet nuk ka lindur akoma, prandaj situata në opozitë mbetet katastrofike. Me më saktë në kufijtë e shpërberjes totale si PD.

Edhe sikur të tre B-të, pra Berisha-Basha-Bardhi ti kërkojnë falje njeri tjetrit dhe të jenë përballë Edi Ramës, prapë së prapë nuk ngjallin besim pas gjithë asaj katrahure që u kanë krijuar demokratëve.

Çfarë nuk kanë thënë për njeri tjetrin të tre B-të.

Çfarë nuk kanë intriguar dhe sajuar sa nuk ka thënë vetë Edi Rama për të tre!

Nëse të tre i duan demokratët, opozitën dhe popullin shqiptar do të bënin aktin më patriotik: të iknin nga politika të tre!

Të iknin në një ditë e një orë dhe kështu opozita ribëhet dhe vjen në pushtet.

Ndryshe sa të kemi këto tre B-të e famshme, nuk duket dritë në fund të tunelit ku ka hyrë partia demokratike.

Kush me pak e kush me shumë, por kjo treshe B..-je ka krijuar premisat që kryeministri Rama të bëjë ç’të dojë.

SHKARKO APP