A ia dogji synimin për President, Kokëdhimës, kryeministri Rama?

Koço Kokëdhima është më i djeguri politikisht gjatë këtij mandati të PS-së. Akuza të tjera ka plot për Kokëdhimën nga opozita, porse djegia e mandatit nga të tijtë në PS-së ishte me therësja që ai ka provuar, të paktën që kur u fut në politikë direkt. Ai si botues dhe biznesmen miliarder e ka drejtuar ose e ka përzier politikën, sipas fuqisë dhe rastit, porse angazhimi i tij si deputet dhe me pas si “kryeministri i jugut”  në këto tre vite të PS-së, ku ndërmori një fushatë për ta bërë me praktike PS-në në bazën e saj dhe më të prekshme tek njërëzit, solli jo pak qejfmbetje në selinë rozë. Një pjesë flisnin nëpër tavolina se po bëhet i fortë dhe po na sposton një e nga një, të tjerë thonin se ai pushtet që ka mbi  Ramën po ia zbeh forcën kryeministrit, siç thuhej edhe se Kokëdhima kishte ambicie për kandiduar për President Republike në korrik 2017. Dhe nëse kandidonte ai kishte të sigurta 71 vota, aqsa e do Kushtetuta e sotme. Në mos edhe me tepër se 71.

Nëse mbetet varianti se Kokëdhima synonte postin e Presidentit të Republikës atëhere bëhet më e besueshme se qarqet brenda selisë rozë e dërguan me shpejtësi në Gjykatën Kushtetuese, nuk e mbrojtën dhe e shitën. Pra nuk janë duruar pasi nuk kishin rast me të mirë se rasti në Kushtetuese.

Mundet edhe Edi Rama që ka në listën e tij për kandidate për President Republike emrat e Mimi Kodhelit dhe Lindita Nikollës ta ketë spostuar me lezet, duke e lenë pa mandat deputeti si dhe me një precedent që nuk mund të kandidojë për President kur është gjendur në shkelje kushtetuese.

Pra një udhë e dy punë; edhe i hiqej mandati i deputetit, edhe nuk arrinte të ishte kandidat për President Republike.

 Finesë e madhe nga selia rozë në koordinim pa fjalë me selinë blu.

Spiten Prulli

SHKARKO APP