Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:31 GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet Grand Theft Auto 6 shiti mbi 32 milionë kopje në 24 orët e para, me 3.79 miliardë dollarë shitje, sipas vlerësimeve të kompanisë. Administrata…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Radio gjermane DW: A janë të besueshme testet e shpejta, për koronavirusin, që bëhen nga bizneset?

Radio gjermane DW: A janë të besueshme testet e shpejta, për koronavirusin, që bëhen nga bizneset?

Editorial
E shtunë, 4 Prill 2020 09:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë disa kompani apo media kanë nxituar, nisur natyrisht nga shqetsimi për punonjësit, dhe kanë bërë testime të shpejta. Njihen raste kur u është thënë se “testi i shpejtë nuk nxori gjë, jeni në rregull”. Por nëse lexon DW dhe shpjegimet e saj atëhere kupton se duhet të ruhemi edhe në këto raste ku kemi dalë “negative”. Flasim gjithnjë nga “testet e shpejta” të biznesit e jo nga spitali infektiv.

Megjithatë lexoni se ç’shkruan DW sot:

Ndërsa virusi Corona vazhdon të përhapet me shpejtësi duke infektuar më shumë se një milionë vetë në të gjithë botën, firmat farmaceutike ofrojnë teste të shpejta për Coronën. Po sa të besueshme janë ato?    

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ende nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë infektuar me virusin Corona dhe nuk e dinë këtë. Prandaj mbi dymbëdhjetë kompani gjermane po ofrojnë për momentin teste të shpejta për t’iu përgjigjur pyetjes nëse dikush është apo jo i infektuar. Këto teste pretendojnë të përcaktojnë nëse dikush ka në gjak antitrupa kundër virusit, që do të thotë se e ka kaluar infeksionin tashmë dhe është imun. Testet ofrohen madje me një çmim mjaft të ulët, rreth 30 deri 40 euro. Sipas prodhuesve ata brenda një kohe shumë të shkurtër kanë shitur tashmë qindra-mijëra teste të tilla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rezultate jo të besueshme

Ministria gjermane e Shëndetësisë paralajmëron ndaj testeve të tilla për antitrupat. Sepse sikurse thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie “rreziku që testi i shpejtë të tregojë një rezultat negativ, ndëkohë që personi i testuar është shumë infektiv dhe përbën rrezik për të infektuar të tjerët, është jo i vogël.”

Coronavirus Hannover Testproben im Tiermedizinischen Labor (picture-alliance/dpa/P. Steffen)

Problemi i testeve të tilla është se organizmi zhvillon antitrupa zakonisht vetëm një deri në dy javë pasi të jetë infektuar. Pra në fazën fillestare të infeksionit, këtyre testeve nuk mund t’u besohet. Po ashtu rezultati i testit mund të dalë pozitiv edhe në rast se dikush “ka pasur një infeksion krejtësisht të ndryshëm”. Dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda, nëse njerëzit besojnë se janë imunë dhe nuk kanë më nevojë për t’u mbrojtur.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Problem është dhe fakti, se sipas rregulloreve aktuale të BE-së, prodhuesit “mund t’i certifikojnë vetë produkte të tilla diagnostikuese pa pasur nevojë të presin për ekzaminime të pavarura të testeve para se ato të hidhen në treg”, shkruhet në faqen e internetit të Institutit Paul Ehrlich.

Instituti Federal për Vaksinat dhe Barna Biomjekësore njofton se vlera e këtyre testeve nuk është e garantuar dhe se “ka edhe prova për falsifikime”. BE do të marrë vendim për testimin e detyrueshëm dhe të pavarur të prodhimeve të tilla vetëm nga maji 2022.

Bundesministerium für Gesundheit - Schriftzug Bundesministerium für Gesundheit (picture-alliance/dpa/W. Rothermel)

Nga Azia në të gjithë botën

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, shumë kompani nga Azia, ofrojnë teste të tilla të shpejta në një nga platformat më të mëdha tregtare në botë, Alibaba. Hulumtimet e mediave gjermane NDR, WDR dhe “Süddeutsche Zeitung” (SZ) tregojnë që pothuajse të gjitha testet e shpejta për antitrupat vijnë nga Kina, dhe shpesh nga qyteti i Hangzhou, ku kanë selinë disa prodhues prodhimesh mjekësore.

Firma farmaceutike nga e gjithë bota i tregtojnë këto teste nën emrat dhe logot e markave të tyre. Disa syresh janë transparente dhe thonë që ato janë prodhuar në Kinë, të tjerë pretendojnë se janë prodhuar në Gjermani. Sidoqoftë testet e antitrupave nuk janë shumë domethënës për të përcaktuar, nëse dikush është imun ndaj virusit Corona, sepse kjo varet nga përqendrimi i antitrupave në organizëm dhe nga fakti se sa shpejt bie ky përqendrim. Vetëm konstatimi i antitrupave në një moment të caktuar kohor nuk mund të japë asnjë siguri për një mosriinfektim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 2 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 7 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 10 minutash

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 31 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.