A ka marrëveshje mes Majkos dhe Blushit kundër kryeministrit Rama?
Pandeli Majko foli dje me anë të një statusi në Facebook, ku tha se do t’i kërkojë kongresit të PS-së që nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Në pamje të parë duket si parimor, si njeri që udhehiqet nga parimet enveriane se “më mirë hamë bar,por parimet nuk i shkelim”. Pra,sipas ish-kryeministrit Majko,ose drafti që kërkon PS ose në zgjedhje të parakohshme. Në të vertetë Majko nuk është kaq i padjallëzuar sa ç’thotë Arian Çani tek “Zonë e Lirë”. Ka qenë kryeministër,bile e quan veten “kryeministri që solli pavarësinë e Kosovës”, ka kandiduar për të qenë lider i PS-së kundër Fatos Nanos në vitin 1999 dhe për pak vota sa nuk e palosi liderin historik të socialistëve, Nanon.Sikur të kishte shkuar tek një drekë në restorantin “Nëna Mbretereshë” ku e prisnin tre politikanë të rëndësishëm dhe i jepnin fitoren, Pandeli Majko sot akoma do të ishte kryetar i PS-së. Por nuk shkoi dhe fati i kaloi Fatos Nanos. Pra ambicia e brendshme,tani që është dhe “senator” i PS-së, e mundon për ta mbyllur karrierën e tij politike si kryeministër i PS-së. Duke qenë se Ben Blushi mbetet ndër njerëzit më të zgjuar në atë seli rozë;pragmatist,ideolog,kurajoz,ambicioz me të drejtë,duket se e ka futur mjeshtërisht në lojë ish-kryeministrin Majko.Duke ia ditur “vidat” e ambicies për kryeministër të PS-së, porse në frikë përballë Edi Ramës, mundet që Ben Blushi e ka kurdisur Majkon të dalë me këtë ide parimore për bazën socialiste.Pra të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë pranverë. Në publik duket si një ide kurajoze,parimore dhe në favor të socialistëve.
Ide brilante blushiane!
Vetëm ai mund të bëjë skema të tilla ku nuk shkon asnjë mendje tjetër në PS. Meqënëse PS është para kongresit të saj javën e ardhshme, mëqënëse kuotat e Blushit në publik e sidomos në bazën socialiste janë drejt rritjes së frikshme për Edi Ramën,mëqënëse Blushi doli me teorinë e re fine që “edhe referendum, edhe zgjedhje për kryetarin e PS-së në një ditë”; atëhere përderisa nuk është më autoriteti absolut i Ramës në PS, siç ishte në qërshor 2013, skema është ta çojnë në zgjedhje parlamentare ku i humbet zgjedhjet dhe pushtetin Edi Rama. Pas humbjes së pushtetit është më e lehtë që t’i marrësh partinë Edi Ramës. Kur humbet të tradhëtojnë të gjithë. Nuk ka më as miq, as Koço, as Erion! Natyrisht që nuk do rrijnë në rolin e vëzhguesit as LS, as PD e partnerët ndërkombëtar, por e sigurtë me këtë gjëndje ekonomike të momentit e kur nuk ka asnjë investim serioz nga kompani të huaja apo në infrastrukturë siç bëri Berisha ndër vitet 2005-2009 (pasi në 2009-2013 e shpërdoroi pushtetin) socialistët e humbin pushtetin.
Kjo skemë e çan PS-në në dy pjesë, ku “racion” jo i vogël i takon edhe Majkos. Edi Rama ikën nga kryetar me zgjedhje të parakohshme e ku kryetar vjen i pa diskutueshëm Ben Blushi.
Pandeli Majko pas vendimit të Edi Ramës për të sjellë edhe 2 mijë muxhahedinë në Tiranë ndjehet më i fuqishëm. Në kongresin e muxhahedinëve në Paris tha publikisht se “mezi pres të hajë akulloret iranianë në Teheran” dhe tani që amerikanët kanë interesa për opozitën iraniane në Tiranë e ndjen se vertet ka edhe ai “ushtrinë e tij muxhahediane” në kryeqytetin shqiptar e nuk ia mban as Ramës e kurkujt t’i dalë para Majkos.
Blushi ia njeh këto cilësi “lidershipi” dhe ia ka mikluar me sa duket.
Mjeshtër i Madh Ben Blushi: Edhe largon Ramën nga kreu i PS-së, edhe i ndez fitilat Pandeli Majkos. Edhe asnjerit nuk i jep gjë !