Adrian Vehbiu me fyen dhimbjen

 

                  Adrian, ne rradhe te pare dua te te shpjegoj titullin e ketij shkrimi qe  te mos e keqkuptosh. Ti mos pac asnje te keqe, as vete, as  familja e femijte. Larg qofte!Por, meqe me ke fyer, ( besoj  mijera te tjere  i ke fyer  njesoj si une)  ndjenjat e mija, kur ke komentuar letren e poetit Visar Zhiti dhe te te shoqes se tij Eda drejtuar te gjithe atyre mijera njerezve qe i ngushelluan kur ata humben djalin e tyre te vetem,Atjonin, po marr persiper te mbroj dhimbjen time njerezore. Me shprese se edhe ti ke dhimbje njerezore, sepse une te di per njeri, ne mos gaboj. Une  di qe nuk je robot…

              Adrian, po te ciltoj nga Lapsi. al. Ja cfar shkruan ne artikullin " Edhe vdekja si  shenje e arrogances se elites" :"Nuk e kuptoj arsyen pse duhej bere kaq  publike nje dhimbje teper private; sikurse nuk kuptoj se c'ndryshim ka vdekja e ketij te riu,sado te shtrenjte dhe te pazevendesueshem per ata qe e njihnin,nga vdekje te tjera qe ndodhin per dite ne rruget e amortizuara te Shqiperise."

              A te te tregoj nje te vertete Adrian? Kur e lexova lajmin  per Atjonin ne shtypin online, se une jetoj ne Amerike sikurse edhe zotrote, m'u mbushen syte me lot. I shkrova aty per aty nje E-mail Visarit dhe e ngushellova. I thashe, pak a shume se  ai kishte perballur shume veshtiresi ne jete dhe se une kisha  dhe kam besim se me burrerine e tij dhe ndihmen e Zotit do ta perballte edhe kete gjeme njerezore. Nuk mora pergjigje prej Visarit, dhe kjo eshte e kuptueshme,sepse une besoj se  atij i kane shkuar me qindra  mesazhe elektronike si ai qe i kam percjelle une.  Dhe ai nuk ka pasur kohe  dhe  energji t'i ktheje pergjigje secilit.  Prandaj , me plot te drejte ,Visari dhe Eda e gjeten mundesine te na falenderojne te gjitheve per aq sa iu gjendem prane me fjalet tona te ngushellimit. Letra e tyre ishte e mrekullueshme, teper njerezore dhe une  jo vetem e kuptova, por per se dyti m'u mbushen syte me lot. A te te tregoj pse o Adrian Vehbiu? Sepse nje gazete i kishte bere bashke potretet e Atjonit dhe te Visarit . Atjoni i bukur ne  nje foto me pak debore ne floket e tij kacurrela, dhe Visari me floket kacurrela te zbardhura nga vitet. Po une qe e kam njohur Visarin qe ne vitin  1975 ne rruget e Kukesit ku punonim te dy, e mbaja mend  fytyren e Visarit. Atjoni, sic thuhet, ia kishte keputur koken krejt te  atit, kur ishte i ri. Prandaj m'u mbushen syte me lot.

             Po pse  nuk e ke kuptuar letren e Visarit ti o Adrian? Cfar ka aty per te mos e kuptuar? Pse nuk e kupton ti se ai thjesht ka dashur te falenderoje nga zemra ata qe iu gjenden prane?  Ke qene ti ne ndonje mort, o zotni, apo nuk te ka rene rasti? E di ti se  cfar thuhet ne raste te tilla? Nuk e di se cfar thone konkretisht ne anet e tua ne raste te  tilla, por ne Veri, ai qe shkon per ngushellime thote: " T'ardhsha ne gezime pas  sodi!"  Dhe i zoti shtepise, ose ai qe ka mortin ia kthen :" Faleminderes, t'ardhsha ne gezime!" Ja, sa e thjeshte eshte kjo o Ardian Vehbiu. Eshte fare fare e thjeshte. Por, druaj se ti ben sikur nuk kupton, sepse nga sa thone lajmet per ty ,zotrote je  nje cike i lecitur, se di gjuhe  te huaja, se fiton cmime  publicistike e te tjera, e te tjera te kesaj natyre. Po si eshte e mundur valle qe t,i megjithse me gjithe kete barre mend qe ke, ose qe shitesh se ke, ose qe te shesin se ke, nuk kupton nje kod fare te thjeshte zakonor shqiptar qe thote se kur dikush ka nje rast  vdekjeje, te afermit, miqte e shoket i shkojne per ngushellime  ose  i bejne ngushellime ne cfardo menyre qe ta kene te mundur. Dhe, ai qe ka fatkeqesine, pas ngushellimeve, falenderon te gjithe ata qe u perpoqen t'ia  lehtesojne dhimbjen.Me kupto, une nuk dua te te jap leksione, sepse ti nuk ke nevoje. Por, te te mos shkoje mendja se meqe  hiqesh sikur nuk kupton zakone te thjeshta shqiptare, te tjeret qe te rrethojne jane budallenj dhe nuk e kuptojne shtirjen tende.

            E gjithe alibia jote per  gjoja "moskuptimin" tend  se pse Visari dhe Eda falenderojne dashamiret e tyre,  ose e  thene ndryshe,  maska qe ke vene  ti ne fytyre per te mos justifikuar publikimin ne media te kesaj dhimbjeje njerezore, eshte ne fakt nje cinizem i  piste qe kerkon ta devijoje dhimbjen ne sfera te tjera , per ta bere pis e me pis me aluzione gjoja politike. Si nuk te vjen turp qe nuk i ve fre imagjnates  tende halucinante kur thua ne artikull se:"Me kete vdekje aksidentale konkurroi nje tjeter katastrofe, qe i ndodhi qytetarit Avenir Peka,te cilin e prezantuan ne media si "ish- zevendesminister te brendshem" dhe qe humbi femijen e vet 11 vjec ne nje aksident rrugor". Cfar kuptimi ka ne kete rast  folja "konkurroi" ? Apo nuk ka me rendesi  cfar kuptimi kane fjalet ne fjalore? Sipas kesaj logjikes tende "elitiste"  gjuhesore, ata botues qe japin lajme per aksidente qe kushtojne jete njerezish nuk bekan gje tjeter vecse bekan nje gare, se kush e kush te botoje i pari  lajme vdekjesh. Kjo eshte  kanibaleske edhe ta mendosh dhe nuk e besoj se botuesit e Tiranes  jane  ne nje gare te tille. Aksidentet,e per pasoje edhe vdekjet ndodhin, dhe ata, botuesit pra, nuk po bejne nje gje tjeter vecse po ia bejne te ditur lexuesit. Si thua , zotrote, t'i anashkaloje media keto fakte te jetes? Kurrkund ne bote nuk anashkalohen, dhe ti e di mire  kete. Atehere, pse duhet te anashkalohen ne Shqiperi? 

          Ti nuk e thua arsyen, por  lexuesi nuk e ka te veshtire ta marre vesh, se ti po shet mend se si behet gazetaria, e cila sipas teje, nuk duhet t'i jape publicitet nje rasti  aksidental  per te mbjelle kapital politik per  ish politikane si Visar Zhiti apo Avenir Peka,  njeri ish minister i kultures dhe tjetri ish zevendeminister i brendshem. Po cfar kapitali po mbledhin keta, o Vehbi ditezi, kur ata sic e tha me te drejte zotni Peka per djalin " Me humbi drita e syve". Ne  raste te kesaj natyre nuk bridhet neper arkivole per te sajuar nekropolitike. Ne raste te kesaj natyre, njeriu perpiqet t'i gjendet ne krah fatkeqit, edhe ne qofte ky personalitet sic eshte Visar Zhiti apo njeri i thjjeshte si dikush tjeter.  Kete kam pershtypjen se ben sikur nuk e kupton  ti Adrian Vehbiu pikerisht sepse nuk te lejon  hipokrizia dhe cinizmi . Si eshte e mundur qe zotrote thua  se  e ke njohur Visar Zhitin kur ai punonte ne Ambasaden shqiptare ne Rome dhe se   ke " simpati te madhe per te" ? Dhe, pastaj, pa pike turpi shkruan nje pacavure leksion gazetarie  mbi ate se ku e paska "tepruar" Visar Zhiti me publikimn e letres se tij te falenderimit per ata qe e ngushelluan.

            Dhe per ta mbylur, desha te  them, se nuk e pata te lehte ta rihap kete teme. Se, per mua,dhe besoj jo vetem per mua, me e rendesishmja tani per tani eshte qe Visari dhe familja te fitoje qetesine shpirterore.Por, nuk mund te heshtja kur Adrian Vehbiu me fyeu dhimbjen time. Dhe, kam pershtyojen, jo vetem timen. Une nuk e di nese ky njeri, qe paska "simpati te madhe" per Visar Zhitin e ka ngushelluar ate apo jo. Eshte ceshtje e tija. Nese ende nuk ke ka ngushelluar, mire do te kishte bere  se paku te kishte heshtur. Nje ngushellim me pak , nuk prish pune. Por, nje hipokrizi me shume, sigurisht ben dem.

              "Hate is like acid. It destroys its vessel"( Urrejta eshte si acidi. Shkaterron enen e vet.) Adrian, nese nuk ke fuqi te duash, se  paku mos i fyej te tjeret qe kane fuqi.

Sami Milloshi

        

 

          

         

SHKARKO APP