Afati për vetëdeklarimet, nga 1 shkurti kush ndërton pa leje 5 vite burg

Nëse të dielën dhe në vazhdimësi ndërtoni pa marrë leje, rrezikoni të hyni në burg.

Afati për deklarimin e ndërtimeve pa leje përfundon më 31 janar, ndërsa zyrat e Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizmit do të qendojnë të hapura edhe pse fundjavë për të pritur edhe deklaruesit e fundit.

Numri i dosjeve deri në deklarimet e fundit pritet të shkojë deri në 350.000 dhe autoritetet qeveritare thonë se nuk ka një afat të dytë për ata që ende nuk e kanë bërë këtë hap.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raste se këto autoritete do të vertetojnë se po bëhet një ndërtim në 1 shkurt dhe pas kësaj date me ndryshimet në kodin penal nuk do të ketë më gjobë, por vuajtje dënimi deri në 5 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur ky vendim u publikua për herë të parë në zyrat e ALUZINI-t nisën rradhët e gjatë dhe për këtë arsye afati u la nga dhjetori deri në 31 janar, e ndërsa ky do të ishte kufiri i fundit për vetëdeklarim.

Në kryeqytet vitet e fundit ka intensitet të lartë të ndërtimeve, ndërsa jo të gjithë objektet janë të legalizuara.

Kjo e detyroi qeverinë që të nxirrte një vendim të tillë që pritet ti hapë rrugë vetëm ndërtimeve të ligjshme dhe të mos lejoj vrull ndërtimesh të pa leje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?