Afrim Krasniqi: Ka deputetë me 14 milion euro pasuri, pa punuar një ditë
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Krasniqi. Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se ka deputetë me pasuri 14 milionë euro pa punuar një ditë.
“Imagjinoni të kontrollojmë pasurinë e politikanëve. Unë po shoh këto ditë deklarimet e pasurisë së deputetëve. I besoj shumë deklaratës që Inspektoratit të Lartë nëse do t’i përballet ku pasuri do të kontrollohet për herë të parë pa short. Unë kam kontrolluar 4 deklarata dhe e kam lënë. Njëri kish 13 mln euro dhe tjetri 14 mln euro dhe nuk kishte punuar tërë jetën dhe shkon i kërkon qytetarit nëse ka paguar dritat në periferi, ne i kemi në Parlament. Kërkojua që të japim burimet e pasurive dhe shihni se si bëhet pastrimi. Këto janë reformat e mëdha.”, -tha Krasniqi.
Pse prokuroria nuk heton këta deputetë për burimet e pasurive? Apo janë deputetë që i mbron kryeministri Rama? Nëse rezulton kjo, siç pohon Afrim Krasniqi, duhet prokuroria mënjëherë të fillojë hetimet ndaj deputetëve se si i kanë vendosur pasuritë. Policia kriminale dhe antikorrupsion si dhe prokuroria e krimeve të rënda duhet urgjent të fillojë hetimin e deputetëve dhe ministrave (ish-ministrave) për pasuritë që kanë deklaruar, por edhe që fshehin nën emra të tjerë).
Kjo është Drejtësia e jo të merren me cironka, kur kanë “peshqit” siç tregon Krasniqi, mu në sallën e Kuvendit që sa nuk bërtasin se “unë jam peshku i madh”!