Alarm në Beograd, Vuçiç bëhet gati për luftë për Liqenin e Ujmanit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi forcat e armatosura të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë. Edhe në Kosovë gjendja mbetet në gadishmeri shumë të lartë.
Ky vendim serb është reagim ndaj futjes se forcave speciale të policisë së Kosovës te Liqeni i Ujmanit. Liqeni është historikisht vend dhe pronë shqiptare, por serbët e duan për të mbajtur Kosovën nën presion ekonomik.
Këtë të shtunë 60 trupa të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Kosovës morën nën kontroll centralin dhe të gjitha pajisjet në liqenin e Ujmanit. Ky liqen mbetet “mollë sherri” i grindjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Centrali është e vendosur në kufirin serbo-kosovar dhe në të kaluarën kontrollohej nga Serbia. Për Kosovën, ky liqen është me rëndësi strategjike sepse furnizon 50% të popullsisë, ndërsa uji nga liqeni përdoret për ftohjen e ujit të reaktorëve në stacionin termik të “Obiliqit” pranë Prishtinës.
Kreu i zyrës së qeverisë serbe Qeveria serbe Marko Tshuriç, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, tha se Serbia do të marrë të gjitha hapat për të mbrojtur popullsinë serbe në Kosovë. Ai gjithashtu njoftoi se presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçic, u takua me udhëheqjen e forcave të armatosura për të shqyrtuar mënyrat e reagimit ndaj përpjekjeve të Prishtinës për të fituar kontrollin e plote te Kosovës veriore.
Po kështu mësohet se kryeministri i Kosovës Haradinaj është kthyer me urgjencë nga SHBA ku ndodhej për vizitë.