Ambasada e SHBA: Mos votoni kriminelët!
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka ripërsëritur qëndrimin e tij përsa i përkët kandidimit të personave me rekorde kriminale në zgjedhjet e sotme. Një ditë para votimeve, ai ripostoi deklaratën e bërë për BIRN, në faqen personale në Facebook. Ambasadori, i pyetur nga BIRN për kandidatët me të shkruar kriminale u shpreh pak ditë më parë:
“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar. Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidatë. Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë.