Ambasadori britanik: “Peshqit shqiptarë” akoma janë në Oqean!

Në aktivitetin e sotëm të policisë foli ambasadori amerikan Donald Lu. Ai kritikoi qeverinë për mos arrestimin e politikanëve. Por ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ishte më i drejtëpërdrejtë. Ai tha se peshqit e mëdhenj shqiptarë janë ende në oqean. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet ku u prezantuan gjetjet e një sondazhi për Policinë, ai tha se anëtarët e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet.

“Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet t’i kapë”, shtoi ai, duke nënkuptuar se akoma nuk janë arrestuar politikanët dhe qeveritarët e lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Kjo akuzë e dy ambasadorëve, amerikan dhe britanik, tregon më së miri se mos hapja e negociatave ishte vendim unanim i BE për arësyen se krimi dhe politika janë një.

SHKARKO APP