Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:00 Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmën e tyre në kampionatet europiane, menjëherë pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren. Kjo fundjavë ka rezultuar mjaft pozitive për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori italian Paolo Foresti, letër Komisionit të Venecias: Teatri Kombëtar u shemb gjatë natës, sikur kriminelët kur kryejnë krimet e tyre

Editorial
E premte, 5 Qershor 2020 09:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori italian për shumë vite në Shqipëri Paolo, Foresti, mik i njohur i shqiptarëve i drejtohet Komisionit të Venecias për situatën e rëndë në vendin tonë.

Në vijim gjeni letrën e plotë të ambasadorit Paolo Foresti drejtuar Komisionit të Venecias.

“Zonja dhe zotërinj,

po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale. Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike. Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë. Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë. Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë.

Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë,

Paolo Foresti

Komisionit të Venecias”

Etiketat e lidhura

Paolo Foresti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 1 minute

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 15 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 22 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 29 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.