Analizë tronditëse, fjalë prekëse të Papa Françeskut
Kritika të ashpra për gjendjen e kontinentit
Fjalimet e Papës para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës ishin një thirrje për tu zgjuar dhe jo thjesht një apel. Europa është e "lodhur" dhe e "plagosur", "pesimiste"dhe "e frikësuar", "kujdeset vetëm për vete", e përfshirë në një "konsum" të pakontrolluar dhe një "kulturë të hedhjes së gjërave". Kjo ishte një analizë e drejtë dhe pikëlluese. Përvec kësaj Françesku rikujtoi se Europa u ringrit pas vitit 1945 si një mrekulli nga shkatërrimi dhe urrejtja, falë shpirit të komunitetit.
Kur Presidenti i Parlamentit Europian, gjermani Martin Schulz, e përshëndeti mysafirin e tij me një fjali në gjuhën gjermane, Françesku nuk kishte nevojë për kufjet e përkëthimit. Ai flet disa gjuhë Europiane. Por a i kupton ai ato? Euro deputetë nga 28 vende dëgjuan atë. Papa u kujtoi atyre se ata nuk ulen atje vetëm për dietat e tyre apo drejtime të tjera, por për njerëzit dhe për një Europë të guximshme dhe të përgjegjshme. Fjalimi i tij u ndrepre më shumë se 10 herë nga duartrokitjet.
Apel për një Europë solidare
Fjalët e Papës u kthyen në një fjalim të madh sepse në fjalët e Françeskut dominuan ato të shpresës. Por pati edhe përjashtime, si hapja ndaj emigrantëve dhe angazhimi për energjinë alternative.
Françesku bëri thirrje për rikthimin e frymën e bashkësisë dhe të qenies gati për njëri-tjetrin, nga e cila u krijua Europa e bashkuar. "Pjesa më e madhe e kësaj historie është ende për tu shkruajtur." Analiza e tij e kthjellët solli një mesazh shprese. Si katolik ai foli për shpresën e Zotit, që kthen të keqen në të mirë dhe vdekjen në jetë.
Françesku bëri një mbyllje pothuajse hyjnore të fjalimit të tij: Pas aq shumë fjalëve kritike, ai pikturoi pamjen e një Europe, të cilën e pret bota dhe Papa, ku politkanët janë zgjuar nga përhumbja e tyre. Prandaj fjalimi i Papës është një apel për solidaritet. Dhe një parashikim për një Europë të re,"një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë njerëzimin".