Andi Bejtja: Po i preke oligarkët Ramës të shan nga robt e shpisë

Nga Andi Bejtja 

Pa hyrë thellë në këtë betejën  e oligarkëve që ka filluar midis maxhorancës dhe opozitës, pa hyrë çfarë ka bërë njëri e çfarë ka bërë tjetri, pa hyrë kush është e çka bërë kunati i liderit te opozitës, duke ndjekur thjesht trajektoret e propagandës dhe shumatoren e tyre arrin kollaj në dy konkluzione:

Së pari: duket qartë që po i përmende apo i ngacmove olikarkët Kryeministrit, (me të drejtë a pa të drejtë) propaganda e tij të ngacmon (me të drejtë pa të drejtë) ‘robt e shpisë’, në rastin konkret kunatin e liderit të opozitës, cka vetëdijshëm a pavetëdijshëm, vetë aktorët dhe regjisorët e propagandës na çojnë me dorën e tyre  buzë konkluzionit, se Kryeministri i trajton kta të ashëtëquajtur oligarkë si rob shpie. Trajektorja e sulm-kundrasulm është e qartë, më ngacmove oligarkët, të ngacmoj ‘robt e shpisë’.

Së dyti: po të vëresh me kujdes, Rama dhe si lider i Partisë Socialsite, dhe si Kryebashkiak, por mbi të gjitha si Kryeministër ka patur një refren që e ka kënduar cdo herë; ne nuk jemi njësoj me Partinë Demokratike apo opozitën.

Tashmë i gjithë ky kundrasulm ndaj liderit të opozitës pasi i ngacmoi disa nga oligarkët, në fakt nuk është as më shumë as më pak, një përpjekje ndoshta e pavetëdijshme për t’u dukur minimalisht njësoj. Ndaj, ky është një hap mbrapa për propagandën rozë, liderët e së cilës, në fakt në shumicën e rasteve kur zgjohen në mëngjes nuk pyesin njëri tjetrin çfarë do bëjmë, por çfarë do themi.

I gjithë problemi, është se ku, në cilën bace të politikës aktuale do ta gjejnë shqiptarët veten ‘si rob shtëpie’.

Deri dje ishte Edi Rama ai i cili kërkonte të bindte shqiptarët se dhe të tijët që  ishin ndryshe nga PD, këtë herë është Lulëzim Basha ai, që duhet të bindë shqiptarët që jo vetëm është ndryshe nga Rama, por dhe t’i bindë ata që do të çminojë këtë sistem ku të njëjtët oligarkë mbeten njësoj duke ndërruar vetëm dorashkat nga rozë në blu dhe anasjelltas.

Kjo është e vetmja detyrë që lideri I opozitës të një Shqipërie që po shpopullohet ka këtë herë. Nëqoftëse, nuk e bën dot duhet të ikë, sepse shqiptarët do të vazhdojnë të ikin dhe të vetmit ‘rob shtëpie’ do t’i mbeten po këta oligarkë që po sulmon sot.

SHKARKO APP