Andi Bushati: Ja e ardhmja e Kosovës, Isa Mustafa me shkop! (Foto)

Andi Bushati ka postuar një foto të liderit të LDK në Kosovë, Isa Mustafa me shënimin ironik: “Një foto që tregon të ardhmen e Kosovës”.

Ironi, bile sarkazëm e hidhur, se kush do ta marrë drejtimin e Kosovës pas lojës së Mustafës me Presidentin Thaçi ku bashkuan votat në rrëzimin e Albin Kurtit si kryeministër.

Pazaret e fshehta mes Thaçit dhe Mustafës për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të Albin Kurtit morën mbështetje nga Presidenti serb Vuçiç.

Por mësohet se VV dhe Albin Kurti nuk do ta lejojnë puçin e LDK dhe Presidentit. Po mobilizohen për ta bllokuar me mbi 100 mijë simpatizantë në Prishtinë sapo Thaçi të firmosë për qeverinë e re, e cila nuk ka dalë nga zgjedhjet, por nga kulisat.

Në foto: Isa Mustafa, kryetari i LDK, me shkop që mezi ecën dhe synon të çojë para Kosovën drejt BE, siç ecën vetë me shkop

SHKARKO APP