Apo e mban premtimin publik ministri Fatmir Xhafaj për të arrestuar 40 grupet kriminale?
Sot dolën në Konferencë shtypi për operacionet e policisë dhe arrestimet me urdhër të prokurorisë, Donika Prela shefja e prokurorisë se krimëve të rënda dhe Ardi Veliu drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.
Sipas prokurorisë, “ka pasur dyshime se persona të paidentifikuar kanë kryer trafik droge në Itali. Personat kryenin aktivitet kriminal në disa qytete të ndryshëm. Pjesëtarët ë këtij grupi kriminal kryenin dhe korrupsion në institucione të ndryshme. Ka të dhëna për disa grupe që kanë kryene aktivitet të ndryshme kriminale. Janë lëshuar masa e arrestit për 44 personave dhe kontroll në banesat e tyre”.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se operacioni “Volvo 4” u shtri në 12 qytete. “Janë arrestuar 27 shtetas, janë shpallur në kërkim 6 të tjerë dhe është goditur laboratori i heroinës në Has. Mijëra orë përgjimi, vëzhgimi me dron dhe korrespondenca me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Në këtë operacion morën pjesë 1500 forca policore”, deklaroi Veliu.
Dhe të dy vazhduan duke renditur emra dhe grupe kriminale. Ky sulm policor ndaj grupëve kriminale, nga më të rrezikshmet në Shqipëri, tregon se ministri brendshëm, Fatmir Xhafaj po i qëndron premtimit të tij publik se do të shkatërroj gjithë bandat kriminale në Shqipëri. Dhe siç është deklaruar nga ministri janë afro 40 grupe kriminale shumë të rrezikshme, të cilat kanë qenë si të “fortë” dhe i shpëtonin ligjit dhe ndëshkimit gjyqësor. Ndërkohë ministrit Fatmir Xhafaj, kur sapo filloi ndëshkimin e këtyre grupeve, i nxorën si problem kryesor dosjen e të vëllait. A ishte sulm i orkestruar vetëm politikisht apo erdhi nga krimi, këtë akoma nuk mund ta themi, porse duhet pranuar se ministri Xhafaj duket i vendosur në realizimin e premtimit të tij publik për arrestimin e këtyre bandave.
Arrestimi dhe ndëshkimi i krejt bandave kriminale, do të ishte një lajm i mirë nëse Ministri i Brendshëm e realizon pa asnjë mëshirë. Dihet se bandat në Shqipëri kanë mbështetje politike, ndaj ministri Xhafaj të ndëshkojë me rreptesi pa asnjë dallim.
Bandat janë banda kriminale që turren pas pushtetit, kushdo qoftë në pushtet.