Arben Frroku do të pëfitojë 23 milionë lekë nga burgu
Arben Frroku do të pëfitojë 23 milionë lekë (të vjetra) për burgim të padrejtë. Të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt i takon ky dshmpërblim nëse do të shpallet i pafajshëm në të tri shkallët e gjyqësorit. Gjykata e Krimeve të Rënda e liroi nga burgu duke hedhur poshtë provat e prokurorisë. Frroku ka qëndruar 769 ditë në burg dhe dëshmpërblimi për 1 ditë burg është 30 mijë lekë, përllogarit gazeta Shqip. Arben Frroku u arrestua në Selanik më 25 shkurt të vitit 2013 dhe u lirua dy ditë më parë, më 3 prill.