Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha:Tani, populli në rrugë! Kryeministri Rama: Qetësohu Luli im!

Editorial
E enjte, 9 Shtator 2021 19:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria ka kërkuar dje arrestimin e Albert Veliut, personi i njohur me nofkën “Babale” që ishte në qendër të denoncimit të PD me audio-përgjimin kundër Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në maj të këtij viti, deputeti i PD Edvin Salianji, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi prezantuan në selinë e PD një përgjim të Albert Veliut, ku ky i fundit pretendonte se po bisedonte me vëllanë e ministrit për trafik droge. Denoncimi u quajt nga PD si prova më e fortë që implikonte direkt ministrin Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me krimin. Pas gjashtë muajsh hetime përfundimet e prokurorisë kanë përmbysur krejt situatën e denoncimit. Dje është lëshuar urdhër arresti për Albert Veliu me akuzën për kallëzim të rremë. Në gjendje të lirë po hetohet gazetari Jetmir Olldashi, po për këtë akuzë si dhe pritet që prokuroria të kërkoj hetime të mëtejshme për deputetin Edvin Slainji. Mësohet se prokuroria do kërkojë autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij. Nga verifikimet e Prokurorisë ka dalë një emër i panjohur deri dje për opinionin. Fredi Alizoti është kunati i Albert Veliut. Sipas prokurorisë Alizoti ka shërbyer si “aktor” për të realizuar audio-përgjimin që prezantoi PD-ja në muajin maj. Në dokumentet që prokuroria ka dërguar në gjykatë, rezulton se Albert Veliu dhe Fredi Alizoti kanë sajuar një bisedë të paqenë me vëllanë e ministrit ku flitej për trafiqe. Materiali i është dhënë gazetarit dhe ky i fundit më pas e ka dërguar në PD ku është bërë publik denoncimi. Nëse gjithçka është bërë me urdhër nga PD për motive politike, apo thjesht “Babalja” dhe kunati i tij janë tallur me PD-në, kjo do të zbulohet vetëm gjatë procesit të gjykimit. Por fakti është se sot, sipas asaj që thotë Prokuroria, rezulton se audio-përgjimi me të cilën PD kërkoi largimin e Fatmir Xhafajt dhe rrëzimin e Edi Ramës është një manipulim i trashë. Situata nuk është më në nivelin e deklaratave publike, por kemi të bëjmë me një dokument të Prokurorisë i cili kërkon dënimin me burg të autorëve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Akuzat nisën si politike dhe krerët e kampeve kryesore politike nuk mund të rrinin jashtë loje pas vendimit të Prokurorisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi vendimin e prokurorisë si një skenar që pritej nga kupola e krimit të Ramës. Sipas kreut të selisë blu nga kryeprokurorja që është zgjedhur në detyrë vetëm me votat e Edi Ramës nuk mund të jepej asnjë vendim tjetër. Për kreun e PD, me hetimin ndaj denoncuesve, Prokuroria po mbyllë dhe dosjen e akuzave ndaj vëllait të ministrit. “Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim. Çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet. Tani e ka radhën populli për ta rrëzuar me forcë”,- deklaroi Lulzim Basha. Në të njëjtën linjë ishte dhe reagimi i deputetit Edvin Salianji, i cili është përfshirë direkt në këtë histori. Deputeti i PD-së thotë se qeveria dhe prokuroria nuk kanë bërë ekspertizën e audio-përgjimit në një laborator të besuar dhe për pasojë kanë rrëzuar provën kryesore të denoncimit. “Hetimi provoi se prokuroria, në vend që t’i shërbejë zbulimit të së vërtetës, mbron krimin e organizuar, të lidhur direkt me qeverinë”,- deklaroi Salianji.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndërsa kreu i PD-së e cilësoi si dështim të drejtësisë vendimin e Prokurorisë, Kryeministri Edi Rama shprehet etuziast për punën e prokurorisë. Për kreun e qeverisë, vendimi për arrestimin e personave të përfshirë në këtë histori është fillimi i drejtësisë. “Uroj që arrestimi i aktorëve të “Babale 1” të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”,- deklaroi kryeministri në një reagim në Tëitter.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veç padisë së prokurorisë për rastin “Babale”, kryeministri paralajmëroi dhe zhvillime të reja për denoncimet e tjera të Partisë Demokratike. “Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”,- deklaroi kryeministri Edi Rama. Nuk është e qartë se çfarë ka në dorë Edi Rama, por zelli për të reaguar ndaj PD-së tregon se Prokuroria, mesa duket, raporton fillimisht në Kryeministri para se të firmosë dokumentet dhe procedimet penale.

Por për t’u kthyer në rastin e audio-përgjimit të “Babales”. Prokuroria ka arritur ta faktojë si manipulim dhe ky është një skandal që godet politikisht e ligjërisht direkt PD-në.

Tani pritet që Basha të nxjerrë popullin në rrugë/Q. Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.