Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:16 Venecia i përgjigjet Kuvendit: Më 25 nëntor sjellim dy ekspertë për Reformën Zgjedhore Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit, duke njoftuar se më 25 nëntor do të dërgojë dy ekspertë të saj për të asistuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Arrestimet filluan, por Dako duket i qetë në Durrës!

Arrestimet filluan, por Dako duket i qetë në Durrës!

Editorial
E diel, 15 Dhjetor 2019 08:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gati 20 ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë nisur arrestimet. Në Durrës, qyteti ku humbën jetën 24 qytetarë në rrënojat e banesave të ndërtuara pa cilësi, policia ka arrestuar dje 9 zyrtarë të administratës dhe punonjës ndërtimit. Ndërkohë 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar nga vendi që pas tërmetit. Mes të arrestuarve janë ish-drejtorë dhe specialistë të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndërtimeve Informale, inspektor të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme që drejtojnë “Kavalishencën” në Durrës si dhe ndërtuese e individë që kanë punuar në objektet e shkatërrua nga tërmeti. Për tetë personat që janë në kërkim policia nuk i publikoi emrat, por “porositi mediat” që të mos spekulojnë me identitet pasi mund të dëmtojnë hetimin. Po nga të dhënat që polica ka shpërndarë, jo zyrtarisht, për mediat afër qeverisë, rezulton se në kërkim janë sërish ish-drejtorë të ALUIZNI-t dhe specialistë të rangjeve të ulëta dhe pronarë të godinave që u shembën. Akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj 18 personave nën jetime janë; “vrasje me dashje”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.  Ky është hetimi i parë i këtij lloji në Shqipëri dhe prokuroria ka hasur dhe në mungesën e një bazë ligjore të qartë për të nxjerrë përgjegjësitë për viktimat e 26 nëntorit në Durrës. Ndërkohë, arrestimet e djeshme kanë ngritur dhe një sërë pikëpyetjesh për gjetjen e autorëve të vërtetë të masakrës urbane që solli pasojat fatale. Partia Demokratike reagoi dje për faktin se në listën e arrestuarave ishin zyrtarë të shtetit dhe individë që mund të kenë shkelur ligjin, por nuk janë përgjegjësit kryesor. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmendi emrin e ish-kryebashkiakut me më shumë mandate në Durrës, Vangjush Dako. Sipas tij, fakti që Dako nuk është përfshirë në hetimin e prokurorisë tregon se kryeministri ka marrë në mbrojte ish-kreun e Bashkisë së Durrësit. Paloka thotë se hetimet e prokurorisë po nxjerrin fajtorë për ndërtimet edhe bojaxhinjtë e pallateve, por jo Vangjush Dakon. “Rama e nxori Gjushin prapë “akullore”!! Sipas drejtuesve të policisë dhe prokurorisë në Durrës: pas “një pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofës. Plot 17 urdhër ndalime…“Fajtoret” rezultokan  disa inspektore lagjesh, ndonjë “ndërtues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjtë e pallateve! Gjushit nuk i del emri askund!!!”,- deklaroi Paloka.

Emri i Vangjush Dakos përmendet në denoncimet e opozitës në Durrës jo vetëm për detyrën si kryebashkiak dhe dhënien e lejeve, por dhe për konfliktin e interesit që ka pasur me biznesin familjar. Vetë Vangjush Dako para marrjes së detyrës dhe më pas familjarët ish-kryebashkiku rezultojnë të jenë pronarë të një nga firmave kryesore të ndërtimit në qytetin bregdetar. “Në Durrës e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako është kryepërgjegjës për këtë situate, jo vetëm se ka mbi dhjetë vjet që drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmën e tij “3D”, në ndërtimin e shumicës së pallateve të dëmtuara. Këtë fakt e kanë denoncuar dhe këto ditë me dhjetëra qytetarë durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmës se tij, Gjushi edhe ndërtonte me firmën e tij!”, denoncoi dje numri dy i PD-së, Edi Paloka. Ai shtoi se heqja e Dakos nga lista e personave të arrestuar apo nën hetim tregon se ka mbështetjen direkte të Edi Ramës dhe prokuroria po mbyll skandalin vetëm më ca “koka turku”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit dje njoftoi se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe pjesë e verifikimeve do jenë jo vetëm pallatet që u shembën, por edhe të tjerë edhe pse i rezistuan tërmetit kanë probleme gjatë ndërtimit. Durrësi për shkak të numri të madh të ndërtimeve është dhe qyteti ku hetimet do të zgjasin më gjatë. Ndërkohë në Thumanë prokuroria ende nuk ka njoftuar se kush janë përgjegjësit që futën banorët në pallatet e dëmtuara që u morën jetën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithsesi dje filluan arrestimet. Mund të ketë arrestime të bujshme. /Qamil Xhani/

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Venecia i përgjigjet Kuvendit: Më 25 nëntor sjellim dy ekspertë për Reformën Zgjedhore
Para 1 minute

Venecia i përgjigjet Kuvendit: Më 25 nëntor sjellim dy ekspertë për Reformën Zgjedhore

Lazio e Gattusos thyen rekordet: Një start historik në Serie A
Para 4 minutash

Lazio e Gattusos thyen rekordet: Një start historik në Serie A

Barazimi i çmendur i Interit: Si u shpërdor një avantazh 4-2 dhe hat-triku i Pio Espositos
Para 6 minutash

Barazimi i çmendur i Interit: Si u shpërdor një avantazh 4-2 dhe hat-triku i Pio Espositos

Milani shkatërron Frosinonen 5-1: Kundërsulmet vdekjeprurëse vulosin fitoren
Para 7 minutash

Milani shkatërron Frosinonen 5-1: Kundërsulmet vdekjeprurëse vulosin fitoren

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.