AS TE GENJEJNE NUK DINE KETA HORRAT E SALES…!

AS TE GENJEJNE NUK DINE KETA HORRAT E SALES…!

                                               – Nga Alban Dega, Nju Jork

                                   – Ka vetem  nje te vertete per te verteten….

                                 Ka plot nje jave qe tere telallet e Sali Berishes, llomotisin jashteqitjen e gjuhes dhe mendjes se tij te cakardisur per gjoja kercenimin e nje bastardi dhe jeniceri te tyre ne vjedhjen e votave te 28 qershorit 2009 dhe 8 majit 2011 ndaj liderit de jure te PD -ushtarit de fakto te Berishes ne krye te saj, Lulezim Basha.

                                Fillimisht thane se kercenimi ishte bere me nje mesazh elektronik, SMS, derguar nje deputetje te Sales dhe ish- perfektje te tij ne Shkoder…

                                Kur Sala e ceta e tij e mashtruesve u kujtuan se duhet te kishin deshmine per kete akuze te sajuar prej tij, perndryshe as policia e as prokuroria nuk mund te merrnin denoncimin e tyre te  rreme atehere regjizori prej Vicidoli ndryshoi skenarin.

                                   Kur rren nje here genjen gjithhere …

                               SMS eshte me shkrim dhe sic thoshin latinet Scriptum Manent Parlam Volam, pra E shkruara mbetet fjalet e merr era( fluturojne ), atehere ceta e rrenave fluturuan ne krahet e fjaleve qe i merr era.

                               Nga SMS kori i rrenave te Sales kaloi ne variantin " Emiliano Shullazi ka qene ne nje lokal me deputeten e PD-se  Voltana Ademi dhe i ka thene asaj qe " Lulezim Basha nuk duhet te flase shume per te… "

                                Kujt ti besojme rrenes numer nje qe zieu per tre- kater dite me ardhe apo rrenes numer dy fjaleve per fjalet qe Shullazi i paska thene Ademit !? Thashetheme lokalesh… Me tha ..  I thashe…

                               Shkurt: thashetheme lokalesh Tirane… ose llogje Vicidoli me pallavra Paruce

                                Ka vetem nje te vertete per nje te vertete, thonin greket e lashte… Po me mire le te vijme ne kohet e sotme:  Kush rren nje here rren gjithhere, thone amerikanet.

 

 

                                Kur do ta mesojne shqipen elementare keta injorante!

 

 

                               Me pak fjale: as te rrejne nuk dine keta horat e Sales… Gjysma e se keqes. E keqja e madhe eshte se ata nuk dine as shqipen elementare. Pse!?

                               Stuhia e genjeshtrave te Sales ne  malin e rrenave pafund te tij tash e mbi 20 vjet shfryhet e shperthen si nje flluske sapuni sapo lexon "megakercenimin" e sajuar keq te gjoja Edvin Rames ndaj Lulezim Bashes nepermjet Emiliano Shullazit.

                              Sipas korit te papagajve te Berishes ne PD, perfshi krejt kupolen de jure te saj Lulezim Basha, Arben Ristani, Edi Paloka, Voltana e co. , Shullazi i ka thene ish Perfektes se PD-se per Shkodren Ademi qe " Lulezim Basha nuk duhet te flase shume per te… "

                              Ku eshte kercenimi ne keto fjale!? A e kuptojne keta injorante, keta hora se cfare do te thote kercenim, se cafre eshte kercenimi ne shqip dhe ne te gjitha gjuhet e botes.   

                              Jo vetem ne shqip por ne cdo gjuhe te Botes nuk ka as kercenimin me te vogel as ndaj Lulezim Bashes as ndaj askujt ne fjalet e vendosura here ne SMS-ne here ne gojen e Shullazi.

                              Maksimumi qe mund te thuhet per kete shprehje te Shullazit, edhe po qe e vertete, eshte nje keshille, nje paralajmerim per te mos u marre me te. Aty nuk ka asnje nuance ose prirje per ndeshkim ose demitm fizik, ekonomik, financiar, psikologjik, apo jetik ndaj Lulezime B (e)…erishes.

 

                             Pse e fali Edi Rama Lulezime Bashen ?

 

                             Asgjekundi nuk ka as aludim per gjobe, rrahje, keqtrajtim, vuajtje, torture fizike apo psikologjike e aq me pak per vrasje te Lulezim Bashes nga ana e Shullazit..,

                             Biles, biles nuk ka as nje aludim te tij per te denoncuar keqperdorimin e Shullazit nga Lulezim Basha e bosi i tij  Sali Berisha Berisha, nga PD-ja dhe kusaret e saj per manipulimin e vjedhjen e votave te opozites ne zgjedhjet e vjedhura ashiqare prej tyre me 28 qershor 2009 apo me 8 maj 2011.

                            Kjo ndoshta eshte edhe aresyeja kryesore qe kryeministri Edi Rama nuk e denoncoi edhe Lulezim Bashen per shpifjet dhe akuzat e rreme ndaj tij, sic veproi ndaj pijaneceve te Berishes Edi Paloka dhe Arben Ristani .

                           Si viktime e kusarise berishiane te votave. Edi Rama e di me mire se kushdo se edhe vete Lulezim Basha nuk eshte vecse nje viktime dhe peng i Berishes, nje mashe dhe nje jenicer i tij, nje telall i rendomte i rrenave dhe sajimeve te mendjes se tij te cakardisur dhe trurit te tij te cartun nga disfata plebishitare e 23 qershorit 2013 dhe humbja e karrikes se pushtetit te perjetshem te idolit politik dhe ideologjik te Sales, Enver Hoxhes.

                                     

SHKARKO APP