Asgjë nuk do ndodhë të shtunën!

Burime nga selia blu lajmërojnë se ditën e shtunë, datë 9 shtator, ditë kur do të mblidhet Kuvendi i ri i Shqipërisë, deputetët e PD do të bllokojnë sallën e parlamentit për të mos lenë të zgjidhet Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi. Preteksti: se gjoja vjen nga komunizmi! Pse pak demokratë dhe drejtues të PD-së, përfshirë edhe Sali Berishën, kanë qenë anëtar të Partisë Komuniste?! Po kështu kanë lëshuar fjalë se nuk do lenë as Fatmir Xhafën të votohet si ministër. Edhe kjo një shashkë e PD-së që pasi bëri pazar me Edi Ramën me 17 maji dhe shiti zgjedhjet, dashka të bllokojë parlamentin.

Asgjë nuk ka për të ndodhur! Nëse Basha dhe PD do të ngrinin popullin për të rrethuar Kuvendin si përgjigje ndaj Edi Ramës që iu bleu zgjedhjet me kanabis, siç ka thënë vetë selia blu, kjo mund të kishte përkrahje.

Ndaj asgjë nuk ka për të ndodhur sepse motivi për bllokim mbetet motiv pa bosht. Po ndërruan mendje, pra që të bllokojnë kryeministrin se u ka marrë zgjedhjet me drogë, kanë një shans.

SHKARKO APP