Autokritika e Edi Ramës
Editorial E Diel, 18 Prill 2021 19:00
Dje Edi Rama ishte në Lezhë. Foli mu tek pragu i “Beslidhjes” së Lezhës, atje ku me 2 mars 1444 u mblodhën princat e Shqipërisë së asaj kohe.Foli prapë pak gjatë, si zakonisht në takime e mitingje elektorale. Gjithsesi foli mirë. Mundet fijet e historisë e bënë të ishte më i qartë, më tokësor ose si të themi në gjuhën moderne bëri edhe njëfarë autokritike për ato çfarë ka premtuar me 23 qershor 2013. Kryeministri shpjegoi të pranimshmëve të majtë, por po u fliste shqiptarëve, se nuk bëhen të gjitha në një ditë, se e kemi gjetur arkën e shtetit me borxhe dhe ashtu duhet të jetë. Ndonëse nuk donte ta pranonte se ka krizë ekonomike dhe hallet e shqiptarëve janë shtuar, por më mënyrën e tij të fjalës elokuente e pranoi se qeverisja e tij nuk është akoma ajo çka mendonin shqiptarët e etur për punë , për dije dhe për mirëqënie. Ai tha se duhet elementi kohë dhe natyrisht që duhet. Por duhet edhe cilësia e qeverisjes dhe atyre që e bëjnë qeverisjen për të përshpejtuar kohën dhe Rama ka filluar ta kuptojë se ka nevojë për ndryshime të forta në qeverisje. Edi Rama është njeri ambicioz, kërkon të hyjë në histori dhe duhet pranuar se ka bërë disa punë të mira në këto muaj qeverisje. Është dhe njeri i pa shantazhueshëm dhe këtu duhet vlerësuar. E kishte dhe Berisha këtë tipar. Edi Rama dje u soll e u përdrodh përbukuri përreth fjalë “autokritikë” , ndonëse nuk donte ta shqiptonte fjalë për fjalë. Rëndësi ka që e ndjenë se jo gjithçka ecën mirë dhe duhen gjetur forma pune dhe njërëz të tjerë për ta ndryshuar gjendjen.
Kryeministri po mendon për një mënyrë tjetër administrimi të pushtetit ekzekutiv pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Ka dy variante për pas zgjedhjeve; nëse Edi Rama fiton bindshëm zgjedhjet tregon se populli ia miratoi qeverisjen e këtyrë muajve dhe përderisa populli e voton ka të drejtë të ecë në këto shina. Nëse ndodh që humbet atëhere ka nevojë për të qenë më bashkëpunues me grupin Blushi apo me “senatorët” e PS-së të cilët nuk janë shumë entuziastë me emrat e ministrave të Ramës.
Gjithsesi dje e filloi me elokuencë autokritikën e parë publike kryeministri Rama