Balla: Ti, Sali urdhërove djegien e redaksisë “Koha Jone”, mars 1997

Dje në seancë parlamentare deputeti Taulant Balla, në cilësinë e numrit dy të grupit parlamentar të PS-së akuzoi Sali Berishën si urdhëruesin e djegies së gazetës “Koha Jonë” në mars të vitit 1997. “…Një hall tjetër i Saliut sot është një fakt tjetër i rëndë i bërë publik. Sot është bërë publike nga ana e Izet Haxhisë, urdhri personal i Sali Berishës për djegien e gazetës “Koha Jonë”, me emër me mbiemër dhe personat e përfshirë në djegien e gazetës. Sali urdhëruesi dhe me radhë, Agron Kuliçaj dhe persona të tjerë të përfshirë në djegien e gazetës “Koha Jonë”,- tha Taulant Balla.
Më pas deputeti Balla iu drejtua ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se duhet të dërgoni specialistë të ministrisë në bashkëpunim me Prokurorinë për t’i marrë dëshminë në Turqi, Izet Haxhisw për çfarë ka deklaruar për djegien e Gazetës me të madhe të pavarur të asaj kohe.
djegje-3
Dy ditë më parë, ish-shoqëruesi i Sali Berishës, Izet Haxhia ka rrëfyer se si u dogj gazeta më e madhe në  Shqipwri “Koha Jonë” në mars 1997. Në një postim në adresën e tij në Facebook, Haxhia thotë se djegia u bë me urdhër të ish-Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. Pjesë e rëndësishme e dëshmisë së tij janë emrat e personave që drejtuan dhe kryen sulmin ndaj gazetës. Emrat e përmendur nga Haxhia dhe rrëfimi i dinamikës së ngjarjes e bëjnë atë një dëshmitar të dorës së parë, okular, që fakton djegien e gazetës nga njerëzit e pushtetit. Ai wshtw deshmitari i vetwm deri qw deklaron publikisht emrat.
Ja se çfarë deklaroi, ndër të tjera, pardje Izet Haxhia, njeriu që ishte në vitin 1997 bodigardi i ish-Presidentit Berisha:
…….U thirr me urgjencë në presidencë gjenerali i sapoemëruar Bashkim Gazidede dhe u ngarkua nga Padishahu t’i jepte një mësim të mirë këtyre të “kuqve” të gazetës “Koha jone” që kishin nxitur rebelimin e kuq në jug. Atë pasdite të trazuar kishte filluar nën drejtimin e Shabës shpërndarja e armëve të dhëna nga SHIK-u për militantëte PD-së. A thua se partia jonë nuk e kishte emrin demokratike, por NacionalSocialiste. Aty nga ora dy e natës një grup shiksash që ishin në drejtim të kësaj ekspedite ndëshkuese të përbërë edhe nga rekrutët e sapoarmatosur të Shabës dhe pjesëtarë të policisë rrethuan e sulmuan këtë gazetë.E kam ndjekur në distancë këtë akt vandal sepse nuk duhej të dukesha, pasi ngaqë njifesha kompromentoja këtë veprim terrorist edhe pse me të thënë të drejtën duart me hanin për të shkaterruar këtë fole “armiqsh” të popullit ku në të vertet ne po tregonim se ishim në armiqtë e medias së lirë. Operacioni drejtohej nga shefi i grupit operativ t SHIK-ut Arjan Çengo dhe morën pjesë edhe oficeri i policisë me origjinë nga Tropoja Bajram Hajdarmeta…..”.
koha e djegur cmyk (1)
Për këtë ngjarje akti terrorist ndaj medias së lirë ka një çështje penale Nr.314 datë 10.04.1997, në prokurorinë e Tiranës, për të cilën ka patur një vendim mosfillimi të procedimit penal në prill 1997, por me shkresën nr 1150/8 me datë 18 dhjetor 2006 Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka shfuqizuar vendimin e mosfillimit. Është hetuar disa herë, dosja penale është nisur sa nga prokuroria në drejtim të policisë së Tiranës, por prapë kthyer në prokurori. Prapë nga prokuroria tek policia e anasjelltas. Prej 19 vitesh kjo dosje bën udhën prokurori-polici-prokurori. Pezullohet, rifillon, prapë pezullim për mosgjetje autorësh, ndonëse dihet edhe publikisht se redaksinë e gazetës “Koha Jone” e dogji shteti në 3 mars 1997 diku nga ora 02.00 e ku gazetari Zamir Dule u sakatua nga shikasit e Gazidedes në redaksi e me pas në komisariatin numër tre në Tiranë. Po kështu edhe shoferi i gazetës Anesti Nikolla.
Një vit më parë, ish-oficeri i lartë i Shërbimit Informativ Kombëtar, Andrea Dimushi rrëfeu për planet që ishin bërë për djegien e “Koha Jonë”. Dimushi tregoi bisedat me drejtuesit  SHIK për djegien e gazetës, por nuk kishte djeni për emrat konkretë dhe nuk ishte pjesëmarrës në operacion. Deklarata e fundit e Izet Haxhisë është më e vlefshme, pasi vjen në cilësinë e një dëshmitari në vendngjarje. Haxhia tregon emra dhe thotë se e ka parë vetë atë që ka ndodhur. Që procesi të mos ketë më vajte ardhje mes institucioneve të drejtësisë, dëshmia e Haxhisë duhet të jetë pjesë e dosjes së djegies së “Koha Jonë” në gjykatë.
Tani Izet Haxhi hapi “Kutinë e Pandorës”, pas 19 vitesh.
kohakj2_012djegje-2
 
 
Reagimi
Ylli Dylgjeri: Izet, më jep lekët e biçikletës që më dogje te “Koha Jonë”
Pas dëshmisë së bërë nga ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ku pranonte djegien e gazetës “Koha Jonë” nga pushteti, ka reaguar dhe gazetari Ylli Dylgjeri. Në kohën e djegies së gazetës në 2 mars të vitit 1997, Ylli Dylgjeri punonte në gazetë. I njohur për humorin shpotitës të tij, Dylgjeri sjellë në vëmendje, se mes objekteve të djegura ishte dhe biçikleta e tij. Në një koment në Facebook, Dylgjeri i kërkon Izet Haxhisë dëmshpërblimin për mjetin me të cilin udhëtonte. “Izet! Bashkë me gazetën Koha Jonë, është djegur edhe biçikleta ime natën e 2 Marsit 1997. Po të kërkoj sot dëmshpërblim, edhe mua më takon një Jaguar (pa rent)”,- shkruan Ylli Dylgjeri në një koment në adresën e tij në Facebook.
bicik
Biçikleta e Ylli Dylgjerit e djegur në redaksi pas nats së 2 marsit 1997, kur shikasit e shkatërruan redaksinë

SHKARKO APP