Basha: Do sekuestrojmë pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive dhe PPP
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas nismës që opozita mori për platformën antimafia.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Basha thekson se nëpërmjet kësaj platforme do të evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione dhe leje.
“Shqipëria ndodhet sot e mbërthyer nga një krizë ekonomike, politike dhe morale. Për të dalë nga kjo gjendje e padurueshme, paraqitëm sot platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, nëpërmjet së cilës do evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione, leje etj.
Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë vendit dhe sipërmarrjes frymëmarrjen e munguar, dhe shqiptarëve mundësi për punësim dinjitoz dhe jetë më të mirë”,- deklaron në Facebook, Lulzim Basha.
Për herë të parë Partia Demokratike publikoi sot një listë me rreth 15 biznesmenë të njohur në vend, të cilët sipas PD kanë përfituar në mënyrë abuzime nga paratë e buxhetit të shteti. Sipas nismës së PD, me ardhjen në pushtet të opozitës të gjitha këto para do të sekuestrohen.
VIDEO/Fjala e kreut të PD në prezantimin e nismës kundër korrupsionit dhe oligarkisë
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1963975050336472/