Basha: Fituam! Rama: Fituam!
Rezultatet e zgjedhjeve kanë çertifikuar një fitore të së majtës. Dhe wshtw fitore e madhe. Mbeten ende disa kuti pa numëruar, por nuk ka më vend për dyshime, koalicioni i majtë ka marrë 47 bashki, ndërsa koalicioni i djathtë vetëm 14 bashki. Një fitore e së majtës që shkon përtej edhe vetë parashikimeve të bëra nga sondazhe dhe vetë parashikimeve të së majtës. Në votë popullore rezulton, deri në kutitë e numëruara gjatë mbrëmjes së djeshme, e njëjta situatë. Parashikimet flasin se e majta mund të arrijë deri në 1 milionë e 38 mijë vota. Ndërsa e djathta, nga 600 mijë që ka pasur në zgjedhjet e kaluara, mund të arrijë në 420 mijë vota. Thënë ndryshe, 200 mijë vota më pak. Kwshtu sipas Edi Ramws, nwse i ka tw sakta shifrat e nuk ka dozw politike.
Në këtë situatë shifrash që ende nuk janë përfundimtare, ka befasuar kreu i opozitës Lulzim Basha. Në daljen e parë publike pas zgjedhjeve, ai e cilësoi këtë rezultat si një ringritje të Partisë Demokratike. Në qëndrimin e Bashës nuk vihej re ndonjë pendesë për rezultatin. Përveç frazave që lidheshin me parregullsitë e procesit, sipas tij, fjalimi ishte gati si një fjalim i fitores. Me 14 bashki të marra nga 61 në total që ka vendi, vetëm në lidershipin e Partisë Demokratike një rezultat i tillë shihet si fitore. Sigurisht, rezultati i Partisë Demokratike nuk mund të neglizhohet. Ka fituar në disa zona ku PD-ja kishte kohë që nuk kishte qenë prezente. Si në Përmet, Devoll, Selenicë, Mallakastër dhe Pogradec. Arriti të marrë Lezhën dhe Matin dhe të mbajë në avantazh të dukshëm Shkodrën. Por nga ana tjetër, është e pajustifikueshme sesi PD-ja humbi me një numër të madh votash në Durrës, apo humbi një zonë të sigurt siç ishte Dibra, ku fitonte prej tre mandatesh gjatë zgjedhjeve vendore. Askush nuk e vë në diskutim dhe nuk i kërkon llogari Bashës si kryetar i PD-së për humbjen në Tiranë, por nga ana tjetër, në dy vite opozitë PD-ja duhet të kishte pasur një bilanc shumë herë më pozitiv. Ky rezultat ka nevojë për një analizë të thellë brenda Partisë Demokratike. Për të parë se çfarë mungoi në fushatë dhe ku ishin gabimet e bëra nga lidershipi i PD-së. Dalja e rezultatit ka hapur dhe një debat të nxehtë brenda së djathtës lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj kryetarit. Zëra kritikë brenda PD-së kanë dhënë sinjalet e para ku kërkojnë llogari ndaj Bashës deri nw dorëheqje të tij. Një debat i tillë brenda PD-së që kërkon “kokën e kryetarit” mund të jetë ai që e dëmton më shumë të djathtën. Një rokadë liderësh në PD me argumentin se humbi zgjedhjet vendore mund të sjellë edhe humbjen e zgjedhjeve të vitit 2017. Zgjedhjet vendore nuk janë zgjedhje parlamentare dhe përgjegjësia politike nuk mund ti faturohet vetëm kryetarit. Basti i Bashës janë zgjedhjet e 2017-ës dhe humbja e 21 qershorit duhet të jetë vetëm një mësim për të mos bërë të njëjtat gabime. Në karrierën politike kjo ishte humbja e parë e Bashës në një garë elektorale. Dhe një lider nëse nuk njeh humbjen nuk mund të cilësohet i plotësuar. 21 Qershori është data qw Bashën duhet ta bëjë të reflektojë dhe të kutojë se opozita ka shumë për të bërë deri një ringiritje të saj dhe aq më shumë deri në fitore. Ai wshtw njw lider perendimor dhe po ecwn me kujdes nw njw udhw jo tw konfliktit pwr shkak tw kulturws sw tij europiane e jo si paraardhwsit e tij. Kjo duhet vlerwsuar. Por Basha ka nevojw qw nw zgjedhjet politike tw vitit 2017 tw vendosw emra tw spikatur si kandidatw pwr deputetw , nwse don ti fitojw e jo siç i vuri Berisha nw vitin 2013.
Kryeministri Edi Rama foli për një fitore bindëse të koalicionit të majtë. Në vitin e dytë të mandatit qeverisës, me shumë reforma disi të ashpra, Rama ka marrë mbështetje më të madhe në vota dhe në njësi vendore. Një rezultat si ai i 21 Qershorit padyshim që e bën Ramën edhe më të pushtetshëm. Pa lënë jashtë vëmendjes rëndësinë e shifrave, Rama vuri theksin tek standardet e zgjedhjeve. Një prej elementëve që vlerësohet më pak nga politika shqiptare gjatë procesit, por që penalizon gjithë vendin kur vjen fjala tek Integrimi. E më të drejtë, zgjedhjet e 2015 ishin një model i ri i gjithë proceseve të mëparshme në Shqipëri. Këto zgjedhje ishin një sukses i Ramës ndaj me të drejtë ai foli për fitore. Në të njëjtën mënyrë i ka parë dhe Basha duke mbajtur dje një fjalim si të një fituesi. Rama thotë fituam, Basha thotë fituam.
Kush fitoi në të vërtetë? Vota popullore shkoi tek Rama-Meta.