Basha-Kryemadhi: Sot të bashkohemi me studentët para kryeministrisë!
Këshilli Studentor u ka bërë thirrje partive politike dhe çdo qytetari i cili mbështet kërkesat e studentëve, që nesër (e hënë,17 dhjetor) në ora 10.00 të mblidhen para zyrës së kryeministrit në Bulevardin kryesor. Qëllimi mbetet të detyrojnë kryeministrin që të firmosë dhe zbatojë 8 kërkesat e studentëve.
Protesta studentore ka shkuar në ditën e 12-të, një qendresë heroike dhe e vendosur derisa Edi Rama ti zbatojë kërkesat e studentëve. Kryeministri i ka pranuar nga halli, porse nuk pranon me kryeneçësi ti zbatojë pa shkuar studentët te zyra e tij e ti kërkojnë dorën, por kjo është fyese për moralin dhe kulturën e studentëve. Studentët kanë frikë, e me të drejtë, se ai miraton formalisht dhe më pas i ndryshon, ndaj duan që ai ti kalojë me votim në parlament.
Kryeministri po punon për ta përçarë protestën me anë të “kolonave të pesta” nëpër disa fakultete, kurse shumica dërmuese e studentëve thonë se nuk ka asnjë takim me kryeministrin pa firmosur 8 kërkesat. Me pas takohemi e bëjmë foto, po të duash!-shkruajnë me humor studentët për Ramën.
Ndërkohë u bënë shumë ditë që studentët, në mot dimri ku temperaturat shkojnë nën zero, që po protestojnë dhe kryeministri vetëm i përqesh në facebook duke u tallur me tekstet që poston “Kur do të takohemi?”.
Ndaj sot opozita, qytetarë të shoqërisë civile, prindërit e studentëve dhe komunitete qytetare të prekura nga kjo qeveri, do të jenë në ora 10.00 me studentët te kryeministria.
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha kanë lëshuar thirrjen: O sot, o kurrë te studentët dhe për studentët!
Nuk lejohet asnjë flamur apo parullë partiake, por vetëm flamuri kombëtar dhe parulla në mbështetje të studentëve.