Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Euro për blerje votash apo pazare droge për ndërtime?

Editorial
E diel, 15 Gusht 2021 00:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nuk ndalon hyrja e eurove kontrabandë nga qarqet kriminale, shumica të lidhura me politikanët dhe pushtetarët. Ndaj edhe kursi i këmbimit të euros ka rënë ndjeshëm këto muaj. Disa analistë mendojnë se paratë nga droga e krimet e tjera po hyjnë në treg për t’u pastruar. Sidomos në ndërtim e turizëm. Shifra e kapur dje në Durrës është 3 milionë e 470 mijë euro. Shumë të tjerë mendojnë se eurot po hyjnë për të blerë vota, nisur nga ndonjë skemë e fshehtë e mazhorancës për t’ju drejtuar kutive të votimit këtë vjeshtë. Mendohet se me kaq euro mund të mjaftonin për të marrë numrin e mandatëve për deputet në një qark të madh të vendit. Këtë e përforcon fakti që prerja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Tamam si për fushatë të parakohshme parlamentare, pasi prerje të tilla kartmonedhash përdoren nga grupet politike dhe mafioze në fushata elektorale. Blerja e një vote shkon nga 20 euro në 50 e në pak raste në 100 euro. Kështu ka ndodhur në zgjedhjet e fundit të qershorit 2017.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi, me aludim, Taulant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në një “Toyota Yaris”, si para droge të trafikuara prej tij. Kjo ishte akuzë e rëndë mu në sallën e parlamentit, ndaj më pas Taulant Balla reagoi para medias dhe tha se Lulzim Basha ka qenë vetë në Gjermani dhe le të shkojë të kallzojë në policinë gjermane. Sonte i pyetur nga mediat kreu i PD-së pas kapjes së sasisë të cilën ai e paralajmëroi në Kuvend u përgjigj shkurt se “Kam folur në Kuvend”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por le të kujtojmë se çfarë deklaroi Lulzim Basha ditën e enjte në sallën e Kuvendit:

“Shikoni si zgërdhihen. Ata që zgërdhihen më shumë njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( iu drejtua Taulant Ballës) ka qenë në Gjermani para tre ditësh.

Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda.

Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt” – tha Basha.

Pyetja lind se nga e dinte Basha se do vinte pikërisht kjo “Tojota Yaris” me 1.5 milionë euro, por që u shtuan rrugës në 5 milionë euro? Dhe pse iu drejtua pikërisht Taulant Ballës?

Makina vinte nga Ankona, por ishte porositur në Belgjikë. Autoritetet shqiptare u vunë në alarm pas një sinjalizmi të Interpol Romës. Të jetë rastësi, apo Basha ka ditur diçka më shumë? Ajo çka paralajmëroi Basha ditën e enjte u kap sot në portin e Durrësit. Me sa duket shërbimet partnere kanë sinjalizuar edhe kryetarin e PD.

Pyetja lind se këto euro po vinin për fushatë elektorale, e cila mendohet të jetë e parakohshme në shtator-tetor apo pjesë trafiku pa destinacion politik? Banda që i ka nisur mund ti paketonte edhe monedha 500-she për të mos rënë në sy.

Natyrisht që janë para droge nga grupet kriminale, të cilat vinin në Tiranë vetëm për fushatë për blerje votash. Kjo është bindje nisur nga prerja e kartmonedhave, të cilat në këtë mënyrë akuzohet se janë përdorur dhe në zgjedhjet e fundit.

Paratë e kapura dje në Durrës (të cilat nuk duhet të jenë të vetme) paralajmërojnë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë vit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.