Baza e PD: Më 26 maj rrethojmë kryeministrinë, ose nuk vijmë në protestë!

Vendimi i PD dhe opozitës që me 26 maj, ditën e shtunë, për të organizuar protestë të madhe kundër kryeministrit dhe qeverisë ka sjellë entuziazëm në bazën demokrate. Dhe jo vetëm. Të rinjtë e LSI janë gati për çdo sakrificë atë ditë të datës 26 maj. Mezi po presin!

Por demokratët në të gjithë vendin kanë një kërkesë të veçantë drejtuar Lulzim Bashës. Të frikësuar se mos e shfrytëzon Lulzim Basha ardhjen e demokratëve, si dikur në Çadrën e Lirisë, e ku më pas përfunduan në pazar dashurie me Edi Ramën, baza demokrate i ka kërkuar lidershipit të PD-së me anë të deputetëve dhe drejtuesve lokalë, se me 26 maj ne nuk kthehemi në shtëpi pa rrëzuar Edi Ramën. Demokratët i janë drejtuar kryesisë së selisë me sms dhe telefonata. Thelbi i këtyre sms dhe telefonatave është se ne vijmë në Tiranë para kryeministrisë me datë 26 maj, por kemi një kusht: Nuk duam fjalime dhe me pas të na thoni shkoni në shtëpi se e trembëm Ramën. Ne duam që atë ditë ta rrëzojmë me çdo mënyrë qeverinë duke qëndruar ditë-natë si dhe duke e rrethuar krejt kryeministrinë.

Kjo është kërkesa e demokratëve. E kanë frikën, pasi sot Basha ka thënë se duam “pastrimin e qeverisë nga të inkriminuarit”. Kjo do të thotë se e duam Edi Ramën kryeministër, por ta ndihmojmë për të pastruar ministrat! Demokratët ose vijnë të rrëzojnë qeverinë ose rrijnë në shtëpi, siç thonë vetë demokratët. Protestë për të rrëzuar një ministër kjo duket se qenka lojë e fshehtë e Ramës me Bashën për të përdorur protestën që të largojë një iks ministër. Protesta e opozitës duhet të ketë tjetër mision: largimin e krejt qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ndryshe duket si pazar i dytë.

A do të jetë Lulzim Basha si i datës 27 janar të këtij viti, kur tha se do bëjmë namin, por më pas sapo e mori në telefon ambasadori amerikan Lu, iu drejtua protestuesve që “shkoni të qetë në shtëpi, se Edi Ramën e tmerruam!”? A do jetë protesta e datës 26 maj vetëm manifestim për të ardhur në Tiranë, për të folur Basha dhe më pas për të bërë foto demokratët te sheshi “Skenderbej”?

A po përdoret data 26 maji si protestë për t’u futur PD-ja në një qeveri të përbashkët me PS, tamam si para një viti? Apo do vijnë në Tiranë për të “pastruar qeverinë”?

Kur pyetëm zëdhënësin e kryeministrit, ai tha qetësisht: Do të vijnë me datë 26 maj, do dëgjojnë liderin Basha dhe më pas do ikin nga Liqeni për fresk! Në darkë Luli do nis sms shefit tonë dhe kaq.

SHKARKO APP