Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

Editorial
E premte, 5 Mars 2021 07:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Tre ditë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje rezolutën që hedh poshtë gjithë propogandën e Rilindjes. Eurodeputetët kërkojnë zbatimin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndër qeveritare Shqipëri-BE. Ndëshkim i vjedhjes së votave në Dibër dhe Durrës, luftë kundër krimit dhe pastrimit të parave, si dhe zgjedhje me standard europiane, këto janë kushte të pa negocueshme nga BE.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Të hënën kryeministri Edi Rama vizitoi Brukselin për të marrë mbështetje para zgjedhjeve nga Bashkimi Europian. Veç fotove me drejtues të BE në Tiranë nuk solli asgjë tjetër për integrimin. Konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të shënonte dhe hapjen zyrtare të negociatave për Shqipëri, nuk ka asnjë datë. Kushtet e vendosura nga PE dhe Bundestagu gjerman janë shumë larg realizimit, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit janë një test prej nga do të varet fati i integrimit të vendit. Si për të rrëzuar gjithë propagandën qeveritare me integrimin, dje Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar një rezolutë që ngjan si shuplakë për qeverinë “Rama” në fund të mandati të saj. Deputetët e PE i kujtojnë qeverisë “Rama” se çështja e 15 kushteve nuk është përmbyllur dhe qeveria thuajse nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Në mënyrë më konkrete, deputetët i kujtojnë mazhorancës në Tiranë se çështja e ndëshkimit të vjedhjes së votës nuk është hetuar nga ana e drejtësisë.  Rezoluta “ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020”.  Fjala është për dosjen e Dibrës dhe të Durrës, ku ministra, deputetë, drejtues policie dhe persona me precedentë penalë u kapën, siç treguan përgjimet e gazetës gjermane “Bild” duke vjedhur vota. Askush nga emrat e zyrtarëve që përmenden në përgjime nuk është marrë nën hetim. Rezoluta e Parlamentit Europian i kujton kreu të qeverisë se në zgjedhjet e 25 prillit palët nuk po hyjnë në kushte të barabarta. Eurodeputetët theksojnë në deklaratën e tyre reforma zgjedhore dështoi si proces që duhet të ishte miratuar me konsensus dhe qeveria e votoi atë në mënyrë të njëanshme. Dokument i PE thekson se “mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar”. Në dokumentin e miratuar dje vihen re dhe lidhjet e lobimit të fortë të Rilindjes deri në zyrat e Parlamentit Europian. Drafti i rezolutës kishte vetëm vlerësime pozitive për qeverinë “Rama” nuk përmendeshin çështjet e vjedhjes së votave, krimit të organizuar dhe zgjedhjeve të 25 prillit. Dokumenti ishte hartuar nga eurodeputetja e internacionales socialiste, Isabele Santos, e cila kishte hartuar një tekst si të ishte anëtare e Partisë Socialiste. Amendimet e fundit në këtë dokument vënë theksin në dënimin e krimit, luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave, si dhe kthejnë vëmendjen e ndërkombëtarëve të zgjedhjet e 25 prillit. Qeveria “Rama” nuk i plotësoi 15 kushtet, ndaj kjo është e qartë në BE, SHBA dhe çdo institucion ndërkombëtar. Tashmë qeverisë i është vënë dhe një kusht tjetër shumë i rëndë mbi kokë dhe lidhet vetëm me standardet e zgjedhjeve. Prekja e votave, manipulimi i rezultatit dhe tentativat për të bërë një proces të manipuluar që në nisje mund të sjellin ndëshkimin përfundimtar për integrimin e Shqipërisë. Standardet e zgjedhjeve janë kryekushti i BE për negociatat. Dështimi i standardeve më 25 prill nuk demton vetëm procesin zgjedhor, por rrëzon çdo aspiratë të vendit në BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndaj duhet që populli të vendos me referendum votën për ndryshimin e qeverisë.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.