Ben Blushi: Rama e bëri PS-në parti kriminelësh
Mbrëmë në emisionin e Sokol Ballës në Top Story deputeti Ben Blushi duket se do të kandidojë përballë Edi Ramës në kongresin e PS-së të datës 19 mars ishte i prerë, i rreptë me Edi Ramës dhe kritik me qeverisjen. Ai tha se nuk rregulla në PS , nuk respektohet anëtarësia, nuk njihen institucionet e partisë pasi PS është kthyer në një shoqatë për interesa meskine e private të Ramës e grupit të tij që ka sjellë në selinë rozë. Blushi tha se do të kandidojë për ta bërë PS me kolegjiale, me të majtë, me pranë së majtës pasi tani është kthyer në një bandë të njërëzve që kanë miliarda lekë duke e kthyer PS-në në një shtojcë të interesave të tyre. Blushi tha se ka degjeneruar ideali i PS-së pasi Rama zgjedhë njërëz që nuk kanë lidhje me socialistët por që kanë ardhur për përfituar personalisht. PS-ja është e vetmja parti që ka 10 miliarderët më të mëdhenjë të vendit që nuk kanë asnjë lidhje me të majtën dhe kanë ardhur për të marrë tenderime e përfitime nga pushteti.
Deputeti Blushi tha se duhet që delegatët e kongresit të jenë të rregullt e jo ti përzgjedhë Rama. Dhe do të kandidojë me këto kushte dhe do njoh rezultatin.