Berisha: Lirimi i Gjikës? Rama u sëmur, Baftjari dridhet ende

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër koment mbi çështjen “Gjika”. Sipas tij, “Rama ka pësuar tronditje të thellë, rupture psiqike nga lirimi qe gjykata i beri armik Shpëtim Gjikës”. Në një status në Facebook Berisha shkruan: “Mbreme Rama kaloi ne nje krize te thelle, kercenoi me te gjitha mjetet gjykatesen qe vendosi te liroje Gjiken, te cilin ai e donte me çdo kusht kurban. Rama nuk beson kurre se ishte semundja qe çoi Gjiken ne shtepi. Ai dyshon fort se ky ishte nje komplot i policise se burgjeve e me lart. Ndofta vet Nasipi dirigjoi skenarin qe e nxorri Ramen lakuriq, jo ne diell por ne uje” – shkruan Berisha.

 

“Rames i duket se u mbyt ne Vjose. Ne kulmin e zemerimit dhe shperthimit, Koçua, si per ta qetesuar, iu zotua atij se merr persiper zhdukjen e te gjitha pasojave te lirimit te Gjikes dhe se "per kete biro – i thote Koçua, – do nisem direkt ne Vlore". Kocua mori persiper ti mashtroje banoret e zemeruar nga vendimi per prishjen e shtepive pa shperblim si dhe te dergonte mesazhet e merituara Gjikes. Mirepo vizita e Kocos sot ne Vlore, qe nisi me parakalimin e tij se bashku me arkivolin e protestuesve qe mbrojne shtepite e tyre, vetem sa i hodhi kripe plages. Vlora gumezhin e tera se Kocua dhe Tahiri ishin, pas Rames, ata qe u gezuan me shume nga arrestimi i Gjikes. Koçua kishte te drejte per gezimin qe ndjeu me arrestimin e Gjikes sepse ky i fundit, si çakmak, pagdhendur siç eshte, e ka goditur ne prani te Rames dhe te tjereve dhe nxjerre per leckash jashte nga salla Koçon ne nje takim te organizuar ne Vlore pas zgjedhjeve. Tahiri ka vendosur te kandidoje per Vloren dhe eshte i bindur se me Gjiken ne burg ka me shume shanse per te marre me Policine e Partise, Bashkine” – shkruan Berisha.

 

Në fund edhe një batutë për kryebashkiakun e Fierit Baftiar Zeqo: “Lufta me armik Gjiken vazhdon. Baftjari, ndonese po i dridhen leqet e kembve ishte i pari qe uroi Gjiken per lirimin nga burgu!!”

SHKARKO APP