Berisha: Plani “B” i opozitës, përmbysje me forcë e Edi Ramës

Sali Berisha në Top Channel, këtë të hënë në darkë vonë, deklaroi prerë se në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk hyjmë. Ky është vendim i formës së prerë- shtoi ai. I pyetur nga gazetarët te emisioni Open i Eni Vasilit, se si do ta rrëzojnë, ish-kryeministri Berisha deklaroi se do ta përmbysim me popull. Më tej ish-kryeministri nuk sqaroi se kur do të jetë protesta finale dhe fatale kundër Edi Ramës, por shtoi se “me garanci absolute ju them se opozita nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër, sepse ai vjedh dhe blenë zgjedhjet”.

Kjo është deklarata më e fortë e ish-kryeministrit Berisha qëkur ka dorëzuar pushtetin në vitin 2013. Me sa duket do kemi një përplasje të fortë gjatë këtij fundviti ose para zgjedhjeve vendore, në maj 2019.

 

SHKARKO APP