Berisha:Do të djegim mandatet e deputetit

 

Nga Qamil Xhani.

Nga analizat për humbjen e zgjedhjeve ,Partia Demokratike pritet të kalojë në aksion opozitar të fortë, pra duke kaluar në rrugë me protesta masive. Ndryshe do vdes nga pak e përditë. Të gjitha sinjalet janë dhënë dje në seancën e Kuvendit, ku emrat kryesorë të jetës parlamentare të selisë blu kanë përdorur tone lufte. Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, në një fjalim të ashpër e cilësoi Kuvendin si një institucion ku po kryhej funerali i vjedhjes së votës. Madje zbuloi edhe një skenar që në PD duket se nuk e ka menduar vetëm ai pas rezultatit të zgjedhjeve; djegien e mandateve të deputetëve në shenjë proteste sipas tij, për standardet e dobëta të zgjedhjeve të 21 qershorit. Nëse e bën këtë atëhere futet në kolaps parlamenti, politika, qeverisja dhe vendi shkon deomos drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.  Ndërsa renditi, njësoj si Basha dy ditë më parë, banda dhe kriminelë që u përdorën në zgjedhje, Berisha bëri thirrje dhe për revolta dhe ngritje të popullit në protesta ndaj mazhorancës. Prej dy vitesh nuk është më kryetar i PD-së, por kur vjen fjala tek protestat dhe thirrje për përmbysje të mazhorancës, fjala e tij mund të zërë më shumë vend se ajo e kryetarit. Por duket se ka një sinkron mes Bashës dhe Berishës, sepse edhe lideri i sotëm e ka ashpërsuar tonin ndaj pushtetit, duke kërkuar tone lufte në ndryshim me karakterin e tij europian.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Në fjalimin e mbajtur dje në Kuvend nuk pranoi të fliste për asgjë tjetër veç asaj që e quajti vjedhje të zgjedhjeve dhe kapje të pushtetit nga Kryeministri dhe kreu i Kuvendit. Ndryshe nga Berisha, Topalli pranoi se PD-ja nuk i fitoi zgjedhjet, por mënyrën e reagimit e sheh njëlloj si ish-kryetari i partisë. Madje një mesazh i saj ishte jo vetëm për Ramën dhe Metën, por edhe për Bashën. “Unë nuk jam politikane e konsensusit. Unë nuk tërhiqem. Kjo zonjë që keni përpara nuk bën asnjë hap pas. Pushteti nuk mund të jetë në duart e dy-tre personave”. Ndërsa shtoi se shqiptarët nuk do të pranojnë që pushteti të kapë çdo institucion dhe më pas të vjedhë zgjedhjet edhe në vitin 2017.

Ndërsa Berisha dhe Topalli njihen si politikanë të linjës së ashpër, në linjën e protestave kanë qenë dhe deputetët e tjerë më të moderuar në PD. Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi bëri bilancin e humbjes së PD-së në Kuvend. Ndryshe nga kryetari Basha, deputeti Kastriot Islami dhe të tjerë demokratë që shohin fitore dhe rritje të PD-së në zgjedhje, Patozi ishte më i qartë. Me një fjali ka rrëzuar çdo entuziazëm  në PD. “Të ngresh sot dy gishtat e fitores është njësoj si të bësh dasëm me orkestër, në të njëjtën dite që të kanë vdekur njerëzit e shtëpisë”,- tha Patozi. Por teksa pranon humbjen e PD-së, mënyrën e reagimit ndaj qeverisë edhe Patozi e sheh njëlloj si Berisha dhe Topalli. Sipas tij, “ky vend ka nevojë për shkundje. I takon opozitës të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe është në detyrimin e saj t’i prijë kësaj lëvizjeje”.

Revoltë, përmbysje dhe shkundje. Këto janë termat me të cilët kanë folur ish-kryetari dhe dy ish-nënkryetarët e PD-së. Humbja e dytë, pas asaj të qershorit të 2013-ës duket se e ka bërë edhe më të tensionuar situatën brenda selisë blu. Kur tre ish-drejtuesit kryesorë të PD-së në Kuvend kërkojnë revolta dhe protesta për të përmbysur mazhorancën, duket se organizimi i tyre nuk është shumë larg. Protestat janë dhe një mënyrë për të larguar vëmendjen nga situata ku ndodhet opozita dhe militantët e saj. Pas dy vitesh që janë spastruar nga administrata qendrore, tashmë u duhet të largohen edhe nga ato pak bashki dhe shumicën e komunave që kontrolloheshin nga të zgjedhurit e djathtë. Basha, dy ditë më parë foli për banda dhe kriminelë që vodhën zgjedhjet, por që janë edhe në mazhorancë në institucione. Ndërsa dje, ish-kupola drejtuese e selisë blu kërkoi një reagim të menjëhershëm. Në këtë situatë, kur opozita ka vendosur në qendër të retorikës së saj sulmin dhe reagimin, shtatori pritet të mos jetë muaj i qetë.

Në mos shtatori tetori dhe më pas nuk parashikohen muaj të qetë në Tiranë. Me sa duket policia do ta shtyjë duke qëndruar para kryeministrisë dhe parlamentit, aty ku demokratët po përgatiten të djegin publikisht mandatet e deputetit në shenjë proteste kundër mafies së pushtetit, siç ata deklarojnë.

Nëse Berisha bind deputetët e tij që të djegin publikisht mandatet e deputetit, siç tha, atëhere ka sjellje të qeverisë ; e para të dorëzohet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe e dyta nuk pranon zgjedhje duke përdorur shkopin e policisë mbi opozitën. E në rastin e shkopit PD është stërvitur dhe nuk dihet reagimi.Jemi në mesverë dhe nëse në këtë muaj PD-ja vendos djegien publike të mandatëve të deputeteve të saj duke mos njohur parlamentin e “mafias”, atëhere duket se po shkojmë drejt një vjeshte me stuhi e rrebesh politik.

Më pas dihet fillimi , por jo fundi i rrebeshit !

 

Nga Sali Berisha (profili ne Facebook)

Kjo, seanca e funeralit të votës së lirë. Pa revolucion demokratik s’ka zgjidhje!

– Te dashur miq, ketu me poshte keni tekstin e plote te fjales time ne parlament, per cilindo qe eshte i interesuar.

"Duke ardhur në Parlament, mendova se cili xhest do ishte më i përshtatshmi si protestë. Më erdhi për herë të parë në karrierën time politike ndër mënd një akt, një xhest, djegia para Parlamentit e këtij mandati që unë kam në xhep si deputet.

Sepse po hymë këtu në këtë sallë për një funeral, po hymë në këtë sallë në seancën e funeralit të votës së lirë, në funeralin e zgjedhjeve, që një klikë i shkatërroi ato në mënyrën më përfundimtare, në mënyrën më të papërgjegjshme. Ajo preku dhe rrënoi, me të gjithë mekanizmat e shtetit mafioz, e mafies shtetërore, e krimin shtetëror çdo parim të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jam i vetëdijshëm, se krenarëve që i dhanë dhe goditjen e fundit demokracisë kjo nuk u pëlqen. Por një gjë kam bërë unë.

Kur është mbyllur kutia e fundit e votimit, pa filluar numërimi, si ish kryeministër i këtij vendi, si ish president i këtij vendi kam bërë një deklaratë ku nuk dija asnjë rezultat. Në këtë deklaratë kam theksuar se përfundoi procesi i votimit, farsa elektorale më e shëmtuar , më poshtëruese për zgjedhësit e ndershëm shqiptarë në tërë historinë e pluralizmit të vendit. Zgjedhjet kanë disa parime. Dy janë më themeloret; parimi i lirisë i bën zgjedhjet e lira, parimi i barazisë i bën zgjedhjet e ndershme. Jashtë këtyre parimeve zgjedhje nuk ka. Jashtë këtyre parimeve, ka farsa zgjedhore si diktatura, por zgjedhje nuk ka. Çfarë spikati në këto zgjedhje. Këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë në këto 23 vjet, u udhëhoqën nga bota e krimit. Edi Rama, kreu i meduzës së krimit shtetëror emëroi në Kavajë, në Krujë dhe në bashki të tjera, me dhjetëra e dhjetëra kriminelë të damkosur për drogë, prostitucion, vrasje si këshilltarë bashkie, si kryetar bashkie. Flamuri i këtyre zgjedhjeve ishte flamuri i zi i krimit. Fytyra e këtyre zgjedhjeve ishte faqja e zezë e krimit.

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Kurrë ndonjëherë në një vend nuk ka ndodhur të përballen bota qytetare e vlerave me botën e zezë të krimit. Por kurrë ndonjëherë si kësaj radhe, miq dhe partnerë të Shqipërisë, nuk u ngritën fuqishëm në mbrojtje të asnjë partie, por strikt të interesave të qytetarëve shqiptarë. Ambasadorë të vendeve mike, përfshirë këtu ambasadorin e partnerit kryesor dhe vendit më të fuqishëm në botë, morën dosjet dhe ja u dorëzuan kryetarëve të partive për kandidatë të damkosur për krimet që kishin kryer. Kreu i meduzës së krimit në Shqipëri, Edi Rama, që ndan psikologjinë e etërve përsa i përket krimit, se shqiptarët mund të pyesin si ka mundësi që ky s’pyet ambasadorin e SHBA-ve? Sepse ky ka atë psikologji, për atë ajo që është krim për një njëri të lirë nuk është krim për të, sepse kështu ishte për etërit e tij, krimi ishte natyrë, krimi ishte shpirti i etërve të tij. Edhe për të po kshu është. Ky (Rama) u thoshte partnerëve tanë se s’me duheni ju se më duhet Bushi, se më duhet Rroshi, se më duhen paratë e pista të tyre, se më duhet Mark Frroku, që ka vrarë komisionerin dhe që pafytyrësisht akuzoni se u nxorr në pritë, paçka se ata që akuzonit ju u kapën brënda gjysëm ore, Arben Frrokun e identifikuan, e sollën nga Selaniku, e vunë pas hekurave dhe e liruat ju për të blerë votat në Pukë. E nisët në Kubë sepse mbaroi misionin. Por shpirti i komisarit të vrarë do ju ndjekë mbrapa gjithë jetën. Akuzat që lëshuat se u nxorr në pritë, do ju ndjekin mbrapa gjithë jetën. Ja ku u vra komisari tjetër në hyrje të Lazaratit. Asnjëri nuk akuzoi se u nxorr në pritë, ndonëse u nxorr në pritë, ndonëse u vra nga njerëzit e lidhur me qeverinë. Është e faktuar kjo. … (ndërhyrje nga vendi e dep. Paulin Steraj. Berisha Sterkajt: Shko qëllo me revole njerëzit në qëndra votimi, mos ki merak se këtu jemi, se për atë je. Ka parë ky Parlament shumë si ty po të gjithë kanë përfunduar aty ku meritoni. Ta dish mirë ti)

…Ndaj duhet një ndërhyrje ndërkombëtare për të shpëtuar nga krimi dhe kriminelët, nga ngritja e krimit dhe kriminelëve kurse Edi Rama sfidon trupin diplomatik, miqtë tanë dhe u tha ska asnjë. Po pse e them unë këtu. E them vetëm për një arsye të dashur qytetarë, se nëse ju s'merrni në dorë këtë problem, absolutisht kabineti tjetër, në përvbërje të tij do jetë Shullazi, në përbërje të tij do jetë kryekontrabandisti më i madh, qevberia do ketë ktiminelët më të damkosur të rajonit, sepse ata do ti shpëlajë Edi Rama, do thotë se nuk janë. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët shqiptarë, ngrihuni, se pa një revolucion demokratik nuk ka kurrë zgjidhje, se vetëm një revolucion mund tu tregojë vendin kësaj klike që vendos krimin në piedestal e që ngarkoi bandat në qeveri për të shtypur, për tu terrorizuar, për tu tallur ju.

Mos mendoni se ky vend do ecë përpara, kurrë në këtë mënyrë. Sot është 2 korriku, është dita e heronjve të ambasadave. Ata që thyen murin e Berlinit në Tiranë, ata ishin mosha juaj, por e bënë atë për lirinë, e bën atë që ju të votonit të lirë, kurse sot bijtë e etërve të tyre po bëjnë të njëjtën gjë me votën tuaj. Koha për një apel të fuqishëm; mos prisni kurrë të vijë kush të zgjidhë këtë punë. Asnjënjeri, nuk kam dëgjuar asnjë ambasador të thotë se këto ishin zgjedhjet më të mira. Cilido që ta ketë thënë ka folur në erë. Por prap së prapë, asnjërit prej tyre nuk u vë faj se nuk ishin ata që prishën zgjedhjet. Kemi eksperiencë ne. Kështu bëtë me zgjedhjet e 2001, dhe u përmbysën, ua u përmbysëm. Sot mendoni se Glover do ju mbrojë, unë them se përsëri ne do bëjmë punën tonë.

Në këto zgjedhje, mbi zgjedhësit u ushtrua presion nga më të shumanëshmet, vërshuan bandat, vërshuan kërcëenëimet, vërshoi mielli, plaçkat dhe gjithçka tjetër, të faktuara këto si kurrë më parë.

Në këto zgjedhje, punonjësit e administratës shqiptare, mbi bazën e dëshmive autentike, jo me një por me qindra raste denoncuan format më primitive të presionit. Në këto zgjedhje kreu i qeverisë urdhëroi në mënyrë ultimative çdo punonjës që ka marrë një fijë pushtet nga Partia Socialiste ose të sjellë kutinë e votimit ose të qërrohet nga puna.

Zgjedhjet janë gjithmonë objekt diskutimi, por një gjë dua t'u kujtoj shqiptarëve sot, një gjë do tu kujtoj papagajve të qeverisë, që pacipërisht bëjnë papagallin e Edi Ramës. Edi Rama, i cili me muaj të tërë u vërsul kundër zgjedhjeve të 2009, a e dini ju që në mënyrë absolute, përveç një qëndre votimi të vetme në Ruzhdie ndaj të cilës u mbajt qendrim që në atë moment, nuk disponoi një fakt të vetëm ti paraqesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ti paraqesë Gjykatës, zonjës Glover që vëzhgonte ato zgjedhje, se ajo është abonuar për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, se s'ka vend tjetër për të vëzhguar. Pra, asnjë fakt, mashtroi shqiptarët, tha do çoj një baule me fakte, ndërkohë baulja doli me llafe boshe, nuk kishte asnjë fakt. Zotëria që doli këtu dhe tha se ato ishin zgjedhje, në fakt ato ishin zgjedhje për të cilat opozita nuk paraqiti dot asnjë fakt të vetëm se u dhunua ky proces, se u dhunua ndonjë parim. Ndaj dhe u konkludua që në raportin e parë se plotësuam standardet kryesore të OSBE/ODHIR.

Kjo ishte fushata më e pabarabvartë në histori. Mbi zgjedhësit shqiptarë vërshuan lumenjtë e drogës, paratë e drogës, të prostitucionit, të kontrabandës dhe evazionit fiskal si kurrë më parë, si kurrë ndonjëherë, vetëm në dy ditë, në fushatën e Tiranës, kandidati i mazhorancës së krimit ka shpenzuar për reklama televizive më shumë se të gjitha shpenzimet e të gjithë fushatës elektorale nga kandidati i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Nga buronin këto para që shndërroheshin në reklama televizive, që mbushnin rrugë, shtylla, salla, pallate, nga dolën këto. Pra lumenjtë e parave të krimit, të evazionit, të kontrabandës, vërshuan mbi zgjedhësit shqiptarë.

Dy ditë kushtuan më shumë se sa dy muaj të një kandidati tjetër. Në këto zgjedhje si kurrë në histori, aparati shtetëror dhe institucionet nga kreu i qeverisë tek i fundit u moblizuan, më keq se në zgjedhjet e 1991, në luftë kundër opozitës.

Reparte ushtarake të forcave special u ngopën me flamuj të rreckosur të banditëve të krimit, shkollat, spitalet, të gjitha institucionet, jo vetëm njerëzit por edhe infrastruktura e tyre, u vunë në funksion të mazhorancës së krimit. Ata të cilët pretendojnë se këto ishin zgjedhjet më të mira, dy gjëra do t’u them. Së pari, historia e vëzhgimit të zgjedhjeve ka problemet e saja në Shqipëri. Në zgjedhjet e 2001 u larguan duke thënë më të mirat por u kap tjetri dhe u fotografua tek merrte nga Fatos Klosi çantën me para, në Princ Park, i ngeli në fyt paratë e marra. Dokumentat e opozitës përmbysën gjithçka, ua mbetën në fyt paratë e marra. Prandaj u them që të mos u mbetet në fyt, ruani gjakftohtësinë, shihni dokumentat, mos u bëj avokat. Nuk kam dëgjuar asnjë të thotë ato që thoni ju, por nëse e thotë, i them ka dokumenta opozita.

Në këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë në një vend të lirë, pluralist, njerëzit e opozitës u sulmuan me ndëshkime mesjetare, do mbeteni pa ujë, do mbeteni pa drita, do mbeteni pa investime po votuat kandidatët e opozitës, a thua se buxheti i shtetit ishte buxhet familjar i Partisë Socialiste dhe jo buxheti i taksapaguesve shqiptarë, pavarësisht nga forcat politike që i përkasin. Ky është mekanizmi dhe dilni këtu krenarë. Kjo është ndërgjegja juaj? Që ti thoni popullit opozitar se do t’u lëmë paujë e pa drita po nuk votuat kandidatët e qeverisë.

Këto ishin zgjedhjet më të shëmtuara. S’ka ndodhur kurrë të sekuestrohet media për fatin e vetëm se guxonte të kritikonte qeverinë.

Një javë para votimit, i superrrezikshmi Beçhetti, armiku numër një i Koço Kokëdhimës, ky armik i egër i kreut të Partisë Socialiste duhej arrestuar, po pse , sepse “çorapja” e larjes së parave të tij, Gazheli i Partisë zbaton urdhërat e verbëra të një njeriu që nuk njeh as rregullat më elementare. Të lëshosh mandat arresti për njeriun që ke kërkuar të dhëna nga institucionet financiare, duke mos pritur përgjigjet e tyre. Po pse ke kërkuar verifikim? Ja që Deutche Bank, bankë e cila po u jep tani 250 milionë dollarë kredi, ja që i ka dorëzuar atij detyrim ligjor, me gjyq të fituar 160 milionë euro. Ku janë larja e parave? A do gjobitet Shqipëria tani edhe 120 milionë euro të tjera për inatet e verbërta të një njeriu të dështuar apo do bëni siç bëtë me "PapiSkan", që e përzutë duke patur të votuar në parlament kontratën dhe pastaj, sepse do ti merrte 350 milionë euro të sigurta, zonjës Bleir i dhatë 550 mijë euro për ta zgjidhur këtë problem.

Zgjidhje ishte ajo, silleni si gansterë, një dokument që është votuar në Parlament s’mund të rrëzohet kurrë me një urdhër drejtori. Po ju s’keni konceptin e shtetit. A e dini ju që keni në Parlament kur është votuar dokumenti. Këtu është votuar dhe anulloi dokumentin me urdhër të një drejtoreshe, kështu do ta pësoni edhe me këtë. Prisni, po ua them taksapaguesve, ju vetëm mbajini, e rëndësishme është që televizioni që u demaskoi ju me klonimin e kartave të idetitetit, të sekuestrohej, të mbyllej, as regjimet staliniste nuk i bëjnë këto, edhe ato kanë ndryshuar në kuptimit që përveç Koresë së Veriut, bëjnë ca maska, bëjnë ca furça.

Në këto zgjedhje, mediat me një mjeshtëri të paimajginueshme në mbështetje të qeverisë, është fare e njohur. Pse në 2009, në 2004 nuk ka patur probleme me mediat, sepse 80 % i kontrollonte Edi Rama, kjo është e faktuar nga miqtë e tij, nuk besoj se ish ambasadori Uithers mbante anën e Sali Berishës, përkundrazi, por e ka deklaruar. 80 % e medias ishte e Edi Ramës. Unë kam një koncept tjetër, nuk janë mediat ato që përcaktojnë.

(I dejtoht Beqes) Vodhët ilaçet për të vjedhur votat. Pra, kjo është historia e mediave, padroni i saj është Qazimi, Godfather, është padrinoja. Absolutisht Coppola do ta kishte fut në sekuencë atë filmim, absolutisht Michele Corleone, që për fat të keq ka origjinë shqiptare, mund të jetë kushëri i Qazimit, pra, Corleone ndryshe nuk mund të fliste. Unë kam një përshëndetje të përzemërt për amabasadorin e SHBA, që reagoi ndaj këtij rasti, për ata të cilët kanë hyrë në politikë për liritë dhe të drejtat themelore, ky akt ishte historia më e shëmtuar e qendrimit të pushtetit ndaj fjalës së lire, d duke shmuar se në këtë vend, vlerat dhe liria e fjalës është në atë nivel që e ka bërë atë vend të madh. Nuk më vjen mirë që u mbulua nga një zhurmë mbrapa, pork am bindjen që do të nxijë në gjithë botën ky rast i shëmtuar. Ne nuk ngutemi, vazhdojmë betëjën tonë. A keni parë ndonjëherë në 23 vite, qëndra votimi të rrethuara nga makinat e partive? A keni parë ndonjëherë në 23 vite, qëndra votimi të cilat transportonin materialet me makinat e partive? Kur ju bëtë këtu, u shprehët krenarisht për zgjedhjet, keni parë ju ndonjëherë tu hiqet licensa e biznesit kandidatëve, të shpallet mielli me aflatoksinë kur në fakt s’kishte asnjë lidhje. Këto janë akte banditeske, ndryshe këto nuk mund të quhen.

Ky është funeral i zgjedhjeve. Çfarëdo që të thuash këtu shembujt janë të pafund. Por unë kam zgjedhur këtu për ta lexuar, jo raportin e PD, nuk kam zgjedhur as ditarin tim të zgjedhjeve, kam zgjedhur vetëm një zë të pavarur të shoqërisë civile. Për të paraqitur këtu faktet e pakundërshtueshme të këtij grupi të rinjsh, të sponsorizuar nga ambasada amerikane dhe në mos gaboj edhe nga dikush tjetër, për të bindur se çfarë janë betimet që bëtë ju këtu dhe krenaria juaj. Fillon:

– Me datën 2 maj, dhunë në Shkozet kundër takimit të PD. Krimineli u arrestua dhe lirua, u shpall në kërkim pasi e liroi Policia, nuk e arrestoi më edhe pse ishte në kërkim sepse Policia për këtë, që ka vëllain e vet një lloj Bushi tjetër, e kanë vënë në pozicion të 13_të në Këshill, Policia thoshte se nuk e arrestojmë dot ne këtë.

– Me datën 7 maj, në Berat mjekët braktisin pacientët, ikën, vdisni ju se na thërret partia.

– Me datën 8 maj, në Sarandë ndalohet puna në port, kantieri bëjet shesh elektoral. Në Sarandë mbasditja e datës 9 maj shënoi bllokimin e portit detar për shkak të mitingut elektoral të PS.

– Me datën 10 maj, festivali i Gjirokastrës vishet me ngjyrat e partisë (tregon foto)

– Me datën 11 maj, prezencë e fuqishme e Policisë në Malësinë e Madhe.

– Me datën 12 maj, PS akuzon kryetarin e bashkisë Kamëz për tentativë ..Ja që janë të paanshëm.

– Me datën 13 maj, administrimi zgjedhor bllokon shërbimet publike

– Me 14 maj, nëse në Shqipëri të duhet një çertifikatë martese harroje martesën se jemi në fushatë elektorale. Nëse të duhet një çertifikatë për vdekje rri pa varrosur se jemi në fushatë. Kjo ka ndodhur në Sarandë, në Korçë, në minibashkitë 1 dhe 2 në Tiranë

– Me datën 15 maj, në Sarandë presion punonjësve të OSSHE-së për të mbajtur vendet e punës, dhe ja ku është denoncimi i një punonjësi ku i thotë të sjelli 25 vota.

– Me datën 18 maj, plaçkitet zyra e kandidates Ademi në Shkodër

– Me datën 19 maj, skema e blerjes së votive nga LSI, tregohet formulary që duhet plotësuar, 60 emra që përkthehen në 60 vota. Shtabet e partive kryejnë verifikimin me telefon.

– Me datën 20 maj, edhe mësuesit kanë të drejtë të mbështesin kandidatin, por jo me urdhër siç e keni bërë ju. Të gjithë këta me rreth të kuq në kokë (foto) janë ulur me Ramën dhe kandidatin socialist Qazim Sejdini në Elbasan.

– Me datën 22 maj, prezencë e madhe e Policisë, se thatë që policët kishin qënë ëngjëj.

– Ja Mrika, ministra e mbrotjes, e depolitizuara, ja reparti i forcave special kthehet në zyra të PS (foto).

– Më 23 maj, Foto të raportuara nga qytetarët për probleme dhe parregullësi zgjedhore

– Më 24 maj ky Netuork thotë se fushata nuk kursen asnjë institucion

– në Rrëshen fushata nuk kursen as bankat e shkollës, ja ku keni fotot.

– Votimet në spital, ja ku është formulari i të sëmurve për të votuar. Të mbaroj dhe do ju jap të dhënat.

– Ja ku publikohet edhe ndëshkimi i Ramës për popullin opozitar për të votuar. Korruptohet votuesi i herës së parë.

– Ne eskursion gjimnazistët shoqërohen nga stafi elektoral. Madje Gjici u paguante festën e maturës.

– Në Tiranë në fushatë me makina të patarguara, makinat e aleances s krimit.

Ky është një Network që quhet “Za Lart”, (Raise Vioce). Dhe unë në respekt të tyre, sepse unë e kam dyfish raportin tim, PD e ka trefish raportin e saj, por unë mendova të paraqesë para shqiptarëve ato të dhëna të cilat janë më të pavarura se gjithë të tjerat, të paraqesë një punë të përgjegjshme të një grupi të rinjsh që u kërcënuan por nuk u mposhtën, që bënë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve dhe dua ti falenderoj shumë për këtë akt.

Së fundi, do ta mbyll edhe njëherë me një vlerësim të madh për të gjithë ata që më dy korrik, 25 vjet më parë bënë aktin e madh të trimërisë dhe u përballën në rrugët e Tiranës me regjimin gjakatar. Ka 25 vite dhe shumë prej tyre sot nuk dihet se ku janë por në Shqipëri ka mbetur merita dhe mirënjohja e pakufishme ngaj tyre për aktin e madh. Ka mbetur frymëzimi, që uroj sot të frymëzojë shqiptarët të ngrihen kundër ksaj klike që u ka rrëmbyer atyre gjënë më të çmuar të jetës, përveç familjes, u ka rrëmbyer votën e lirë.

Unë kam bindjen se në këtë mënyrë nuk është e largët dita kur ju të rrokulliseni siç e meritoni!"

SHKARKO APP