Beteja në “ujë” për ujin e Tiranës!
-LSI deklaroi që në fillim se duhen plotësuar disa kushte në favor të shtresave në nevojë dhe bizneseve jetike për qytetarët dhe nuk mori pjesë në hapjen e këshillit bashkiak.
-PD-ja mori pjesë që në fillim, duke krijuar kuorumin dhe mundësinë për Erion Veliaj në hapjen e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe më pas braktisi mbledhjen.
Dje bashkia e Tiranës rriti çmimin e ujit . Erion Veliaj propozoi rritjen e çmimit të ujit të pishëm ku natyrisht këshilli bashkiak do jepte një miratim formal, organi shtetror që e rrit mbetet Enti Rregullator i Ujit. Por pa vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës nuk mund ti propozohej Entit në fjalë rritja e çmimit. Natyrisht që kjo rritje ishte argumentuar nga kryebashkiaku Veliaj, ashtu sikurse LSI dhe PD kishin argumenta të tjera për mosrritjen e çmimit. LSI paraqiti disa kushte dhe doli disa herë në deklarata shtypi në lidhje me këtë problem delikat që prekte interesat e qytetarëve të Tiranës. LSI, para mbledhjes, theksoi se nuk shkon në mbledhjen e këshillit bashkiak pa plotësuar këto kushte:
a). Të merren masa urgjente për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe furnizimin preferencial që i bëhet disa biznesëve për të luftuar informalitetin dhe për të rritur masën e faturimeve si mundesia reale për të rritur të ardhurat, me pare se të mendohet për rritjen e çmimit.
b). Të përjashtohen nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pishëm të gjitha familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike si dhe të gjitha familjet e pensionistëve;
c). Të vendosen çmime të diferencuara për bizneset, në varësi të aktivitetit që ato kryejnë, me qëllim që konsumatorët e mëdhenjë të ujit të pishëm si fabrikat e birrës, të pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, të qumeshtit, të mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, të mos kenë të njëjtat tarifa me baret, kafenetë apo zyrat e sherbimit më me pak se 5 punonjës.
d). Përsa i përket vendimit për dhenien me koncension të ndërtimit të shkollave, ripërsërisim qendrimin tonë se jemi kundër çdo lloj koncensioni. Jo vetëm në nivel lokal por dhe në atë qendror.
Këto deklaroi LSI zyrtarisht dhe nuk mori pjesë në hapjen e këshillit bashkiak pa një përgjigje me shkrim nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Mospjesmarrja e LSI në fillimin e hapjes së “parlamentit” të Tiranës do të sillte mos krijimin e kuorumit dhe natyrisht nuk mund të fillonte mbledhja e këshillit bashkiak. Por shkoi PD-ja! Dhe u bë kuorumi. Natyrisht, dhe mjeshtërisht, kuorumi u bë dhe u hap mbledhja. Gjoja duke sulmuar Erion Veliajn, selia blu, ia plotësoi filimin e mbledhjes së këshillit bashkiak për të cilën LSI nuk shkoi fare në mbledhje, pa u plotësuar kërkesat e saj.
Mjështërisht PD-ja e hapi mbledhjen e këshillit bashkiak, dhe po artistikisht u largua nga mbledhja kur Erion Veliaj nuk kishte më nevojë për numrat e këshilltarëve të PD!
Më pas mbledhja vazhdoi normalisht dhe pjesmarrja e një këshilltari të FRD dhe të PDIU sollën në votim miratimin e çmimit. Nuk duhet harruar se zyrtarisht LSI nuk mori pjesë dhe nuk ishte për këtë rritje, pa plotësuar kushtet që ajo kërkoi në mënyrë publike, por në sallën e mbledhjes, votuan dy këshilltarë të LSI, të cilat nuk kishin mandate politik. Njeri që ishte bashkëngjitur LSI, por që realisht ishte votuar si i Legalitetit, ndërsa një grua e cila u miratua me urgjencë nga KQZ si këshilltare. Ajo realisht ishte në listën e LSI, por që fati ia solli që u bë këshilltare dhe burimet tregojnë se qenka kunata e një deputeti të PS!
Të pyetur në selinë e LSI për këtë votim të një këshilltare të tyre, thonë se ajo do përjashtohet nga grupi i këshilltarëve të LSI për këtë veprim.
Betejë në ujë për ujin e Tiranës.
Natyrisht që Erion Veliaj fitoi në planin e tij, pasi manovroi mjeshtërisht. PD-ja shkoi në hapjen e “parlamentit” duke bërtitur në “mbrojtje të popullit” dhe iku duke e lenë popullin me çmimin e miratuar.
Ishte një betejë në ujë, pasi çmimin e miraton ligjërisht Enti Kombëtar i Ujit që varet nga kryeministri, por loja ishte me lart se sa Erion Veliaj. Ishte dyshja Rama-Basha, të cilët vazhdojnë si aktorë hollivudi marrëveshjen e 18 majit, edhe në këshillat bashkiakë. Ata testuan njeri-tjetrin nga Hollanda ku do jenë të dy bashkërisht, pra Lulzim Basha dhe Edi Rama, ashtu sikurse edhe media botoi foton e Edi Ramës nga aeroporti i Amsterdamit, ku rastësisht policia hollandeze bllokoi për pak kohë për “verifikim” kryeministrin Edi Rama.
Për të qenë edhe me të sinqertë; çmimi duhet rritur për të patur, siç premton Erion Veliaj, 24 orë uji të pishëm në çezma, por me ato kushtet e LSI.
Gjithsesi Edi Rama ia arriti që nga Hollanda ta çojë “hollandezin” e PD-së në “parlamentin” e Tiranës për ti bërë numrin e nevojshëm Erion Veliajt që të quhej e ligjshme mbledhja e këshillit bashkiak.
Marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon. Këtë e thotë edhe Jozefina Topalli.
S.P.