Bien kembanat e Kishes, ndërpret Fiter Bajramin!

 

Dje ishte Festa e Myslimanëve, Dita e Fiter Bajramit.Kudo nëpër Shqiperi, ku ka komunitet mysliman, njërëzit faleshin dhe më pas festuan. Normalitet si çdo vit. Edhe në Shkodër mijëra njërëz dolën në faljen e Bajramit në qytetin e Shkodrës. Por pse është lajm ngjarja në qytetin verior të vendit? Ja se çka ndodhur. Myftiu Muhamed Sytari ishte duke mbajtur fjalën e tij përpara besimtarëve kur nisën të bien këmbanat e kishes. Të gjithë e pamë se si Myftiu Sytari ndaloi në mes të fjalës së tij e ku përpara kishte qindra e qindra myslimanë dhe tha me një gjest për t’u admiruar: “Po e ndërpres pak fjalën time derisa të mbarojnë kembanat e kishes, të një feje tjetër, që nuk është e jona,porse janë vëllëzërit tanë të krishterë e duhen respektuar”.  Një gjest simbolik,por që flet shumë për vllazërinë fetare këtu në Shqipëri. E ka thënë edhe Papa Francesku kur erdhi në Tiranë se nuk është tolerancë por një vllazëri fetare që duhet marrë si shembull në botë.

Si të mos mjaftonte ky akt i shkëlqyer nga Shkodra dje në profilin e tij në facebook Dom Gjergj Meta, një nga emrat e njohur të drejtuesve të kishes katolike shqiptare, shkruan tekstualisht: Sot telefonatën e parë ia bëra Durit. Kështu e thërras shokun tim të ngushtë me të cilin kam kaluar adoleshencën time e prej asaj kohe jemi ende shokë. Ai feston sot bashkë me familjen e tij Bajramin, madje edhe djalit të parë ia ka vu emrin Bajram.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur mendoj shpesh për ekstremizmin fetar me shkon mendja mënjëherë te Durimi dhe them me vete: Sido të jetë puna edhe në qofshin të gjithë përreth meje ekstremistë; myslimanë apo katolikë qofshin ata, që presin koka a vrasin me kallashnikov, Durimi (e bashkë me të edhe Romiri, Luani, Genti etj. etj.) do të vdisnin bashkë me mu dhe ne nuk do ta linim njeri – tjetrin vetëm.

Në xhenet apo në parajsë, ta quajmë si të duam, do të donim të shkonim bashkë sepse edhe jetën e jetuam bashkë…!

Të kesh guxim të jetosh jetën me të tjerët, është mënyra më e mirë për t’i thënë jo edhe të keqes, ekstremizmit, përjashtimit, inatit dhe urrejtjes …

Gëzuar festen!”

Dy ngjarje që flasin për një raport ekselent mes besimeve fetare në Shqipëri, por që fatkeqsisht e prishin disa sekte apo segmente nga këto komunitete që duan sherrin, luftën dhe shikojnë endërra që edhe në vendin tonë të ketë ekstremizma siç po ndodh në Siri e në vendet përreth saj.

E këtë vlerë mirëkuptimi, respekti dhe vllazërie e manifestuan dje kaq bukur e në mënyrë të natyrshme Myftiu i Shkodrës që ndaloi për pak caste faljen dhe Dom Gjergj Meta në Tiranë, duke nisur ditën me urimin e një shoku mysliman.

Kaq mjafton për dje !

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?