“Bishti” që futi në mesnatë Rama me anë të ambasadores së BE Vllahutin

Të hënën në orën dy të natës PS-PD-LSI kishin rënë dakort në parim për firmosjen e një marrëveshje për të votuar ditën e enjte me 21 korrik reformën në drejtësi. Ekspertët me të mirë të tre partive: Bylykbashi (PD), Agaçi (PS) dhe Manjani (LSI) pas shumë diskutimesh deri në mesnatë vonë kishin pranuar se duhej të mbyllej debati dhe të firmosej. Po bëhej gati letra për firmë. Palët politike ishin në humor dhe po pritej të printohej shkresa zyrtare. Të pranishëm natyrisht që ishin specialistët e OPDAT dhe EURALIUS. Pa miratimin e tyre treshja Bylykbashi-Agaçi-Manjani nuk mund të bënte asgjë. Burime të besueshme nga salla ku po zhvillohej me dyer të mbyllura negociatat e mesnatës tregojnë se ka ndërhyrë përfaqësuesi i EURALIUS pas një telefonate në momentin që po përpilohej aktmarrëveshja për t’u firmosur nga PS-LSI-PD. Ai ka futur një “bisht dhie” siç tha edhe Lulzim Basha, që mbetet i pa pranueshëm nga PD. Pra e ka shtuar kur palët nuk e kishin këtë “paragraf” të BE.

Mbrëmë vonë tek emisioni i Fevziut kreu demokrat nuk tha se cili specialist i huaj e ngatërroi lojën e kompromisit të arrritur, por Basha tregoi se është i papranueshëm propozimi që gjatë procesit të vetingut një kandidat për në gjyqësor të përjshtohet bazuar mbi dyshime nga Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Por kreu i selisë blu pohoi se në momentin e duhur do të tregojmë publikut se cili nga të huajt e prishi marrëveshjen për interesa të prishjes së stabilitetit politik.

“Kjo është një dispozitë poshtëruese. Një dispozitë e tillë poshtëruese do të hiqet dhe do të bjerë” – tha Basha.

Ai shpjegoi edhe këmbënguljen që vetingun ta bëjnë institucionet shqiptare.  “Sovranitetin nuk e shtrojmë si një çështje izolimi por si një çështje kushtetuese. Vetingu do të bëhet nga institucionet kushtetuese. Ndërkombëtarët kanë vetëm detyra rekomanduese. Ky është një detyrim kushtetues” – këmbënguli lideri demokrat.

Burime kofidenciale tregojnë se përsoni i EURALIUS e futi këtë “bisht” që ngatërroi dynjanë pasi ka marrë mandatin e ambasadores se BE Vllahutin. Duke ditur lidhjet e fshehta mes kryeministrit Rama dhe ambsadadores se BE Vllahutin ( jo të fshehta në sensin që shkon mendja për keq)mund të jetë që ambasadorja Vllahutin e cila ka lejuar “bishtin” të futet në mes PS-LSI-PD në mënyrë që kompromisi nga PD të mos pranohej dhe të dilte sikur opozita është antikonsensus dhe antiperendimore. Nga njëra Rama ka luajtur rolin e njeriut që ul PS-në në bisedime me anë të specialistit Agaçi, por nga ana tjetër ka futur Vllahutin që ta prish arritjen e firmosjes së aktit të rënë dakort në mesnatë mes treshes së partive.

Edi Rama është mjeshtër i fasadës dhe i kulisave. Ndaj ka bërë njeriun e kompromisit në publik ku thoshte se “unë jam dakort me çdo nen apo draft që të sjellë Lulzim Basha, porse duhet të marrë më parë lejen e SHBA dhe BE”. Lidhje përfekte e lojës Rama-Vllahutin! Rama del në publik si kryeministër europian dhe që toleron opozitën duke iu thënë silleni si të doni dhe unë e votoj, dhe nga  ana tjetër përdor miqësitë me ambasadoreshen simpatike që ta rrëzojë marrëveshjen, duke futur një “bisht” që është krejtësisht jashtë çdo sensi logjik e juridik.

Nuk ka asnjë logjikë tjetër, pasi PS-PD-LSI po e firmosnin në mesnatë votimin.

Si mundet të përjashtohet dikush të kandidojë vetëm mbi bazë opinionesh pa patur dokumenta e fakte? Sipas kësaj logjike i bie që ambasadorja Vllahutin nuk duhet të jetë ambasadore në Shqipëri, pasi “kam opinion se atë e ka blerë me euro kryeministri Rama!”. Kjo është nonsens.

Ndaj ambasadoresha simpatike e cila në shtator pas pushimeve të gushtit ikën nga Tirana, sepse i mbaron mandati, po mundohet të përdorë EURALIUS dhe çdo makinacion që i jep posti ambasadore për ta sabotuar Reformën në mënyrë që ti jap pikë në Bruksel dhe në SHBA kryeministrit Rama si  politikan që do reformën. Dhe me këtë skemë poshtëron opozitën sikur nuk do reformë.

Ka dëshmitarë dhe kaseta se cili specialist i huaj e prishi konsensusin në mesnatë. Nuk vihet gishti mbi ambasadorin Lu, pasi ai punon me shpirt e pa hile për një reformë të gjithëpranuar.

Gishti drejtohet nga EURALIUS dhe sidomos nga ambasadoresha simpatike e cila punon për Edi Ramën. Ajo ka nevojë të sqarojë publikun për “bishtin” në mënyrë që akuza të mos mbetet në derën e BE. Nëse Vllahutin hesht dhe nuk sqaron pse e prishi paktin e mesnatës, atëhere gishti tregues ngrihet mbi atë, e cila po bën rrëmujë një shtet dhe popull të tërë.

 

 

SHKARKO APP