Britanikët: Vala e dytë akoma nuk ka ardhur, përgatituni për dimrin!
Të gjithë menduan se me ardhjen e verës, virusi do të zhduket, por doli krejt ndryshe. Virusit nuk po ia ndjen fare. Shikoni Shqipërinë! Dhe jo vetëm. Plot shtete nën alarm.
Vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë. Zyrtarët vendas se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë apo ka nisur të marrë veten.
Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.
“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai.
Ekspertët britanikë, por jo vetëm këta, por paralajmërojnë se vala e dytë e virusit në dimër do jetë më e rrezikshme.