Bushati si ministër, ministri grek dhe deti në mes
Informacionet tregojnë se Presidenti Meta, me tagrin kushtetues, ka kërkuar që qeveria të propozojë emrat negociues për marrëveshjen me Greqinë, duke kërkuar të futën si pjesë e delegacionit bashkëbisedues dhe bashkërendues edhe SHISH, ministria e drejtësisë. Ndërkohë pala greke deklaron se e kemi mbyllur marrëveshjen me palën shqiptare, ministria e jashtme me Ditmir Bushatin ka nisur para ca ditëve një shkresë Presidentit Meta për dhënien e Plotfuqishmërisë kushtetuese për një gjë që me sa duket e ka mbyllur vetë kryeministri Rama me Greqinë për hir të një vote në BE. Një votë momentale greke nuk është kurrsesi e barabartë me një firmosje për dhënien e një pjese deti shqiptar, Greqisë, për gjithë jetën. Pra duke tjetërsuar kufirin. Por, fatmirësisht Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese, ka caktuar se duhet Kryetari i Shtetit të drejtojë dhe kontrollojë palën qeveritare. Ndaj Presidenti akoma nuk e ka dhënë Plotfuqishmërinë, pa ditur emrat dhe kushtet. Ai nuk është në parim kundër, por kërkon sqarime.
Qeveria nuk duron. E do shpejt gjithçka, pasi kërkon politikisht votën greke. Por mes ministrit Bushati dhe ministrit grek Kotzias është deti në mes. Dhe është det shqiptar që kërkohet të tjetërsohet në det grek.
Ndaj Presidenti nuk duhet të bjerë në kurthin e dashurisë momentale Rama-Tsipras.