Çadra e Lulzim Bashës mes kauzës dhe pazarit qeveritar me Edi Ramën

Çadra ka mbi 47 ditë që rri para zyrës së kryeministrit Rama. Me muzikë, fjalime, kërcënime, oferta, presione, kauza, parime, frikëra nga vjedhja e votës, hezitime, shantazhe, ballafaqime,etj; e gjitha për një çështje që sipas tyre mbetet e drejtë: Zgjedhje të ndershme dhe të lira. Por çdo fjali e liderit Lulzim Basha ishte se “pa Edi Ramën dhe pa pazare të pista të ofruara nga qeveria”. Nga çadër me 18 shkurt u kthye në flamur beteje për një kauzë të madhe që është garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PS-ja dhe Edi Rama e injoruan, shantazhuan, përbuzën, shanë, u munduan ta përçajnë me “diversantë” duke ofruar disa deputetëve të PD shuma financiare që të krijojnë parti të re demokratike vetëm e vetëm që të përçahet PD-ja dhe selia blu, në disa pjesë. Disa deputetë të PD-së ofertuan me pushtetin në Bruksel dhe në Vjenë, edhe me ndihmën e një biznesmeni, porse çadra qëndroi stoike pasi kishte hijen e Sali Berishës, e cila nuk i lejoi këta deputetë apo ndokënd në seli që të shkonte në negociata të fshehta me PS-në apo me njërëzit e nisur nga kryeministri.

Çadra rezistonte se kishte kauzën, çadra nuk ra se kishte parimin e votës së lirë, ndonëse për hir të së vertetës qeveria nuk ka pse jep dorëheqjen kur flitet për një qeveri të ligjshme e të votuar. Por nisur nga kushtet e Shqipërisë, nisur nga faktet e këtyre viteve për blerje masive të votave nga ana e PS-së, sipas PD-së, nisur nga droga që ka pushtuar vendin, çadra ndezi publikun për rrezikun e votimeve. Por asnjë nga partitë qeveritare nuk po jepte shenja pro çadrës, përjashtuar LSI, e cila foli nga parimi se duhet garantuar opozita për votën dhe se pa të nuk mund të ketë votime. Por kjo krijoi ftohje mes Ramës dhe Metës, kryesisht për çadrën. Rama e injoroi, Meta qëndroi mes çadrës dhe Ramës për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, pa cënuar stabilitetin e vendit dhe duke garantuar votën e lirë siç kishte frikë PD.

Të hënën në mbrëmje Ilir Meta doli hapur dhe deklaroi se pa opozitën nuk ka zgjedhje dhe se pa opozitën LSI-ja nuk futet në zgjedhje, të cilat dalin të stisura me “opozita” të krijuara apo blera në tregun mediatik politik. Dhe për të qenë korrekt, Ilir Meta shtoi se mes së djathtës e të majtës, LSI zgjedh patjetër PS, si koalicion. Në çadër plasi hareja të hënën në darkë, pasi iu dhanë të drejtë nga një pjesë e mazhorancës, e cila rrezikoi interesat e saj me PS për hir të garantimit të votës që kërkonte opozita. E logjikshme është se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje. Ato mund të bëhen edhe pa PD, pasi janë të ligjshme, por nuk ka stabilitet politik, mbi të gjitha nuk ka asnjë sens dhe nuk ti pranon njëri në botën demokratike.

Pas kësaj deklarate të LSI, Edi Rama filloi të sillej nëpër Tiranë për gjetjen e një zgjidhje, pa LSI dhe pa PD. Ndërkohë PDIU dhe Shpëtim Idrizi, të qartë në kauzën e opozitës dhe të ndjeshëm në kërkesat e tyre, si dhe korrekt me ndergjegjen intelektuale e politike, vendosën të thonë hapur se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje të gjithëpranuara.

Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi rrezikuan interesat e tyre politike për kauzën e PD-së dhe të shoqërisë në përgjithësi, pasi nuk duan që vendi të shkojë në destabilitet dhe rrëmujë të madhe. PS-ja lëvizi sot për të futur në skenë disa “sali-rexhep” të rinjë që të futen në zgjedhje në mënyrë që shkojnë në zgjedhje me 18 qershor pa Opozitën, LSI dhe PDIU. Edhe në një përpjekje për të bindur PDIU, sot, PS-ja dështoi.

Por në skenë u fut një miliarder pranë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ai negocoi me dy palët, duke qenë ndërmjetës biznesi pothuaj ia doli në mesditë dhe ofroi në qëndrime PD dhe PS që të krijojnë një qeveri të re “besimi”, e cila do quhet “qeveria e reformës”, por duke përjashtuar LSI dhe PDIU, si “tradhtare” të PS!  Pra joshja e çadrës me poste qeveritare vë në dyshim kauzën e saj 47 ditore.

Kjo që po ndodh me çadrën dhe pazarin Basha-Rama-Miliarder është si puna e atij që sapo kaloi lumin i tha tjetrit:”të dhjefsha kalin!…”.

Por dardha e ka bishtin prapa! Në çadër nuk ka qetësi. Po shkon ish-kryeministri për të vendosur rregullat e lojës së pabesisë dhe të prishura nga miliarderi…

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/cadra-e-lulzim-bashes-mes-kauzes-dhe-pazarit-qeveritar-me-edi-ramen

SHKARKO APP