Ç’do të bëjë Lulzim Basha me topin e Yuri Kim?
Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli mbrëmë pa asnjë hezitim dhe tundi në dorë projektmarrëveshjen e firmosur nga Edi Rama, por që Oerd Bylykbashi (PD) dhe Petrit Vasili (LSI) nuk shkuan për ta parë se ç’kishte brenda.
Ambasadorja me një ton të lehtë diplomatik i tha (dhe nuk iu lut aspak) Bashës “hajde e merre letrën që kam në dorë dhe firmose”.
Topi është në fushën tënde!- ishte mesazhi i ambasadores.
Ndërkohë Lulzim Basha ndodhet para një dileme të madhe ekzistence. Ta firmosë e ta mbajë mirë me amerikanët apo të mos e firmosë dhe të mbajë premtimin para votuesve të tij për zgjedhje të lira e të ndershme, kur fare e mirë e di se me këto kushte e pa një qeveri kujdestare për zgjedhjet si në Maqedoni e Greqi, opozita shkrihet.
Se do t’i vjedhë prapë Rama dhe nuk ka më justifikim para qytetarëve. Njëherë ta falëm atë që bëre,- thotë popull,i- por herë të dytë nuk ka. Ose ik!
Zgjidh e merr, Lul Basha!
Topin e ke në oborrin e selisë blu.
Duhet kembë e fortë “saliane”, që ta kthesh topin nga SHQUP-i te Rezidenca Amerikane!