Çfarë “pokeri” po luan Rama me Blendi Klosin?

 

Edi Rama shkoi në një vizitë të shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe me tre ministra, pas tij. Dhe mori Blendi Klosin në delegacion që nuk kishte lidhje fare me delegacionin zyrtar. Po kështu edhe në Itali , para tre ditësh, ku kishte marrë Vangjush Dakon nga Durrësi  me vete mori  në grupin zyrtar edhe Blendi Klosin. Ndërkohë dy emrat që konkurojnë për kandidat për Bashkinë e Tiranës janë Erion Veliaj dhe Blendi Klosi. Të mërkurën, burime të besuara nga PS, tregojnë se Edi Rama do të nxjerrë zyrtarisht njërin nga dy kandidatët e PS. Por në vizitën zyrtare të fundit pse e kishte marrë Blendi Klosin? Për të parë Emiratet e Bashkuara apo për t’i thënë se do të jetë kandidati i PS në Tiranë? Apo për ta bindur se ai ka vendosur për Erion Veliaj si kandidat i mazhorancës në kryeqytet dhe Klosi të pranojë për të marrë karriken e  Erionit si ministër?  Blendi Klosi është shprehur hapur se ai do të kandidojë kundër PD-së në Tiranë, sepse e majta nuk ka kandidat tjetër dhe pritet që Kryeministri ta shpallë të mërkurën, por duke njohur Ramën se më shumë beson tek Erion Veliaj se sa tek Klosi, duket se e ka marrë me vete Klosin si për ta paqtuar të mos bëjë naze për mos kandidimin.

Mundet që Blendi Klosi të jetë duke pritur emrin e tij pasi ka edhe disa deputetë të kohës së vjetër si përkrahës në selinë rozë, por fakti që kryeministri nuk beson shumë tek Pandeli Majko dhe Ben Blushi, të cilët duan Klosin e jo Veliajn, pra do të jetë vetëm Edi Rama që do të vendosë se cili do të jetë për Tiranën. Sondazhet tregojnë se janë mbi 57 përqind e votave  që duan Erion Veliajn si më praktik e më i kudondodhur mes njërëzve, kurse Blendi Klosin e respektojnë si një deputet i qetë dhe që nuk vrapon pas hapit të kryeministrit. Të gjithë presin dy emra nga e majta që po mendohet Edi Rama,porse kryeqyteti sipas sondazheve, do të fitohet nga PS e nuk dihet nga asnjë media se çfarë emri mund të vendos Edi Rama. Flitet se mund të caktojë  edhe një femër si kandidate duke fshirë dy emrat që thuhet tash 10 ditë si më të mundshmit për PS-në. Nuk dihet se vendos Edi. Por pse e mori Blendi Klosin me vete në Itali e në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që kishte shumë vite që as nuk e merrte kurkund me vete? Për ta bindur se më mirë të pranojë të kaloj ministër në vend të Veliajt?!

Edi Rama nuk do një kryetar bashkie që ti jap mend kryeministrit, porse që të zbatojë urdhërat dhe vizionin që ka personalisht kryeministri për një Tiranë krejt tjetër nga ajo e katër viteve të fundit. Duke futur në koalicion në Tiranë  PDIU e drejtuar nga Shpetim Idrizi dhe FRD e zotit Bamir Topi, pa harruar LSI, Edi Rama e ka të sigurtë që cilindo emër që të caktojë  për Tiranën si kryetar Bashkie, e fiton. Por nuk don ndonjë emër si Pandeli Majko apo Ben Blushi sepse kanë tjetër forcë në PS dhe si rregull kryetari i Bashkisë në Tiranë është edhe kandidati për t’u bërë më vonë kryetar i PS-së dhe kryeministër . Ndaj Majko dhe Blushi, mëqënëse nuk janë në listë, po insistojnë për Blendi Klosin e jo Erion Veliaj kandidat për Tiranën. Ndërsa Veliaj duke qenë më praktik e më populist pret që të caktohet si kandidat për Bashkinëe Tiranës, sepse nuk  është aspak në linjën e Blushit dhe Majkos,porse krejtësisht në rrugën e Edi Ramës.

Pikëpyetje të mëdha vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Blendi Klosi ishte në delegacion, natyrisht me lejen e kryeministrit. E mori për ta bërë për vete që të mos tregojë pakënaqësi të mërkuren kur të shpall dikë tjetër ( kreu i PS-së) si kandidat i së majtës apo që ta testojë se a ka pas vetes një grup antiRama në PS. Por Rama emrin për Tiranën nuk e shpall pa një bisedë edhe me Ilir Metën, ndërkohë që kryetari i LSI nuk ka folur asnjë fjalë për mediat se cilin emër ka rënë dakort me Edi Ramën; me Klosin apo Veliaj.

PD-ja nuk po e shpall kandidatin pa nxjerrë me parë PS emrin. Të gjithë presin Edi Ramën, i cili vetëm ai e di dhe vetëm ai e vendos emrin për Tiranën, ndonëse grupet në PS janë duke luajtur që të vendosin emrin e tyre si kryebashkiak.

SHKARKO APP