Cili është sondazhi i saktë IPR Marketing, ai që publikoi apo ky i fshehuri?

 

Eshtë praktikë në Shqipëri që sejcila parti nxjerr sondazhin e saj sipas oreksit dhe interesave të saj.  Duke se as IPR Marketing që publikoi mbrëmë në Ora News rezultatet e sondazhit të parë për zgjedhjet e 25 qershorit nuk po ben perjashtim nga praktika shqiptare.

Sipas shifrave të publikuara nga IPR Marketing PS merr në rang kombëtar 43 % të votave e ndjekur nga PD me 36% dhe LSI me 12%. Forcë e katërt renditet LIBRA me 2.3% të votave.

Në të vertetë në studio Artur Zheji, me finesë, akuzoi se sondazhi kishte preferenca dhe hile, dhe tha nja dy herë se ky sondazh duket sikur është bërë në oborrin e PS, ndërkohë që po me humor drejtuesi i IPR Marketing tha se “po e kemi bërë te shpia e Edi Ramës”. Fakti që 67 përqind do jetë pjesmarrja në votime, sipas sondazhit, automatikisht tregon se votuesit kur shkojnë në mënyrë kaq masive në votime, duan rrëzimin e qeverisë.  Pra  ka kontradikta mes numrit të madh të njërëzve që duan të shkojnë në votime dhe rezultatit të publikuar nga IPR Marketing. Kjo tregon se ka kërcitje të mëdha në pasqyrën e përqindjeve të publikuara.

Ben Blushi në një deklaratë për mediat thotë se NUK E BESOJ KETE SONDAZH, PASI NUK KA POPULL NE BOTE QE VOTON 90 PERQIND PER QEVERINE, ndërkohë papunësia, korrupsioni dhe krimi ka mbuluar qeverinë e zotit Edi Rama. Eshte sondazh jo realist, thotë Blushi, duke nënkuptuar Edi Ramen se ka futur dore ne sondazh.

Pyetja shtrohet, pa e zgjatur, për drejtuesit e IPR Marketing: Eshtë ky realisht sondazhi që publikuat apo ky tjetri (në italisht)?

Ky është sondazhi para daljes direkt në televizion i bere po nga italianet.

Në këtë sondazh thuhet se rezultati eshte ky:

PS     38,5 %

LSI    31,3 %

PD     21,7 %

PDIU   4,1 %

Te tjeret 4,4 %

Si ka mundësi që PDIU nuk figuronte kurkund si parti me deputetë? Si shpjegohet që PS-ja ishte kaq lart, kur siç deklaron Ben Blushi, ajo është në rënie pikiatë?! Po si ka mundësi që LSI ka rritje me progresion gjeometrik, kurse në sondazhin e IPR del vetëm 12 përqind? Si ka mundësi që PSD e Gjinushit merr deputetë, por askurkund nuk dilte mbrëmë? Si ka mundësi që të intervistuarit thonin ka papunësi të madhe e korrupsion dhe prapë votojnë 90 % qeverinë?!

Një pyetje e thjeshtë, miqësore për drejtuesit e IPR Marketing: E keni ndryshuar udhes rezultatin?

Alban Mateo

Shënim: Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi dhe sondazhit, pa e përmendur burimin e shkrimit. Drejtuesit e IPR Marketing e kanë të hapur reagimin e tyre në lidhje me shkrimin dhe tabelën e rezultatit të botuar nga ne si portal

(marre me shkurtime dhe redaksia KOHA JONE eshte e hapur per te botuar reagimin e IPR per akuzat rezultatin e pubikuar)

http://albanianews1.al/cili-eshte-sondazhi-i-sakte-i-ipr-marketing-ai-qe-publikoi-apo-ky-i-fshehuri/

SHKARKO APP